Ruli, tashmë anëtar i thjeshtë i këtij komisioni, i ka dërguar kryetarit të partisë Demokratike Lulzim Basha dhe grupit parlamentar, kërkesën e tij për tu dorëhequr nga kjo detyrë.
Sipas burimeve nga selia e Partisë Demokratike, vendimi i Rulit është politik dhe ka të bëjë me “mospërfilljen” ndaj tij nga ana e kryedemokratit në periudhën para fillimit të Kuvendit të PD-së për zgjedhjet brenda partisë.
Genc Ruli ishte ministër i Ekonomisë dhe Bujqësisë në dy mandatet e qeverisë Berisha.
