Genci Gestila, djaloshi shqiptar që e shpëtoi një vajzë nga vdekja në lumin Temëz, mori epitetin heroi i Londrës dhe u krahasua me aktorin Daniel Craig apo James Bond-in.  Për ata që e njohin jetën në Britani të Madhe, ky krahasim është nder i madh.

Në mbrëmjen e 18 tetorit Genci, i cili shihet në fotografinë e parë të botuar së bashku me artikullin në 'Daily Mail', kishte qenë duke pirë dhe pushuar me shokët e tij në tarracën e pabit 'The Bell and Crown'.

Brenda në pab kishte edhe shqiptarë tjerë. Në mes tyre edhe Urani (djali im) me shokët e tij që kishin dalë jashtë pas zhurmës që kishin dëgjuar dhe të cilët shihen në fotografinë e dytë të kësaj gazete.

Por, atë natë askush nuk e kishte marrë vesh që Genci ishte shqiptar dhe kështu do të kishte mbetur sikur të mos ishte 'Daily Mail, e cila gazetë, zakonisht, nuk ua potencon anët e mira të 'huajve'. Në vitet e 60-ta dhe 70-ta ky pab, i cili gjendet në një vend prestigjioz buzë lumit Temz qenë i popullarizuar në mesin e yjeve të rrokut britanikë, përfshirë grupin e famshëm 'The Beatles' që ishin vizitorë të shpeshtë.

Përndryshe, pabi gjendet në lagjen time dhe të gjithë mysafirët e mi e dinë këtë vend pasi që aty i kam dërguar kur kanë qenë te unë. Sidoqoftë, pabi e ka një histori shqiptare të mëhershme dhe të rëndësishme që lidhet me 'politikën' dhe 'diplomacinë' e Kosovës.

Në pranverën e vitit 1998 nga ky pab qe përhapur lajmi kur Melkizedeku e pat 'njohur' Kosovën. Kjo qe konsideruar si 'njohja e parë ndërkombëtare' e shtetit të Kosovës por kjo gjë doli të ishte një shaka e rëndë. Ka eksituar një kohë kur ky pab nuk ka patur klientelë shqiptare por tani gjërat kanë ndryshuar.

Shqiptarët në Londër janë shumuar në mënyrë të pakrahasueshme me numrin e fillimit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dhe është mirë që është shtuar edhe numri i tyre në këtë pab. Është edhe më mirë që shqiptarët tashti kanë filluar të njihen më shumë për vepra të mira se të këqija.

Por, pabi 'The Bell and Crown', sidomos tashti kur i është shtuar edhe rasti i Gencit, duhet ta ketë emrin e tij të dytë: 'Pabi i Shqiptarëve'.

Genci Gestila

Genci Gestila

Genci Gestila

dy.b/shqiptarja.com