Publikimi i plotë i videos ku ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, shfaqet duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një grua 40-vjeçare dhe më pas bisedojnë për një projekt për qentë e qytetit, ka konfirmuar skenarin e shantazhit. Janë dy momente që konfirmojmë se gruaja 40-vjeçare nuk kishte qëllim të fitonte ndonjë projekt nga Bashkia e Kukësit për trajtimin e qenve, por kishte si qëllim vetëm të siguronte pamje komprometuese me qëllim shkatërrimin dhe shantazhimin e Safet Gjicit. Shqiptarja.com mëson se Safet Gjici është sinjalizuar tre ditë para publikimit për videon, ndërsa ka nisur të konsultohet me miq dhe avokatë.
Momenti i parë është kur Safet Gjici e pyet 40-vjeçaren se ku banonte. Ajo e gënjen, duke thënë se banonte diku në Kashar, kur në të vërtetë banonte në Durrës. Kjo pyetje tregon se Gjici dhe gruaja nuk kishin një raport të konsoliduar. Pyetja se ku banon bëhet zakonisht në takimin e parë ose të dytë.
Momenti i dytë, është kur gruaja gënjen për emrin e saj, kur pyetet nga nënkryetari i bashkisë, i cili kishte marrë porosi nga Gjici që të ndiqte kërkesën e saj për projektin për qentë e qytetit. Nëse ajo do të ishte interesuar për tenderin e qenve, nuk kishte asnjë arsye që të gënjente për emrin, një e dhënë elementare.
Të gjitha këto rrethana nuk e lehtësojnë Safet Gjicin, i cili mund të akuzohet për shpërdorim detyre, pasi përdori zyrën publik për një raport intim. Por, publikimi i plotë i videos, rëndon më shumë në aspektin penal pozitat e 40-vjeçares, e cila mund të akuzohet për dy vepra penale, ndikim të paligjshëm dhe shtrëngim për dhënie pasurie.
Edhe pse 40-vjeçarja nuk ka pasur qëllim për të marrë tenderin e qenve, ajo mund të ketë kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar në nenin 245/1. Nëse SPAK do të konstatojë elementë të veprës penale të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, neni 109/b i Kodit Penal, parashikohet nga 2 deri në 8 vite burg.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
Po dhe Gjici genjeu,ndoshta nga e keqja,por ama genjeu.Me konkretisht ne daten 16,ne deklaraten e bere ne 14.08,publikuar te /Shqiptarja/,Gjici deklaron se kishte disa kohe qe kishte marredhenie me kete vajze.Kur ke pasur lidhje prej disa kohesh,aq me teper intime,duhet t'ja dish dhe emrin dhe adresen.Akuzave te deritanishme te Gjicit i duhet shtuar dhe /mashtrim/,pasi u detyrua te pranonte aktin boterisht,por askush nuk e detyroi qe te deklaronte /lidhje prej disa kohesh/,nuk ishte thirrur as ne SPAK ne ate moment.Sa per mashtrimin qe i beri gruaja zev/bashkiakut me emrin,pergjegjesia mbetet mbi zoterine nese i kerkoi ID apo jo,meqe behet fjale per biznes.
Përgjigjupopulli e votoj per ti ofruar sherbimin qe ju mungon edhe ky ket beri kasaj oooooorrrrrdinerie
PërgjigjuAjo që ka dalë me zë e figurë i ka marrê parasysh të gjitha o Tiku haha...
PërgjigjuAjo ska asnje funksion publik dhe nuk i intereson kujt nese denohet apo jo. Merruni me ata qe jane votuar nga njerezit per tu sherbyer qytetareve.
Përgjigju