Gënjeu për moshën, dënohet me 6 muaj pezullim futbollisti i deklaruar si 16-vjeçar

Gënjeu për moshën, dënohet me 6 muaj pezullim futbollisti i deklaruar si 16-vjeçar

Gourav Mukhi, Sulmuesi i skuadrës Jamshedpur FC

Sulmuesi i skuadrës Jamshedpur FC, Gourav Mukhi, është dënuar me 6 muaj pezullim nga federata indiane për shkak se ka gënjyer për moshën. Në muajin tetor, në ndeshjen mes Gourav Mukhi-Bengaluru FC, Mukhi hyri në historinë e Superligës indiane pasi u bë lojtari më i ri që shënonte në këtë kompeticion.

Në atë kohë nuk munguan lavdërimet e shumta për futbollistin i cili ishte vetëdeklaruar si 16-vjeçar. Gjithsesi së fundmi ai është dënuar me 6 muaj pezullim për shkak se sipas federatës ka gënjyer për moshën.

Në njoftimin e bërë zyrtar nga federata thuhet se futbollisti ka fshehur moshën reale, ndërsa një nga mediat indiane pretendon se ka zbuluar moshën e tij e cila është jo 16, por 28 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 19/12/2018 10:11

    Ky ia merr edhe Lulit per mashtrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet