Gennaro Gattuso në 'shënjestrën' e mafies, po planifikon të largojë familjen nga Italia

Gennaro Gattuso në 'shënjestrën' e mafies, po planifikon të largojë familjen nga Italia

Gennaro Gattuso

Mafia kalabreze e njohur si ‘Ndrangheta’ po përpiqet të zhvasë para nga familja e ish-futbollistit italian, Gennaro Gattuso, i cili tani po planifikon të largojë familjen e tij jashtë vendit, shkruan gazeta italiane “Il Messaggero”.

Gjithçka nisi kur një ekspert italian planifikoi të instalonte panele fotovoltaike në tokën në pronësi të babait të tij. Për këtë projekt ai ka marrë mjete prej 80 mijë eurosh. Mafiozët nuk humbën kohë dhe ofruan shërbimet e tyre “mbrojtëse”, duke kërkuar një tarifë prej 3000 mijë eurosh.

Kur propozimi u refuzua, kriminelët filluan të ushtrojnë presion ndaj babait të Gattusos dhe i vunë zjarrin makinës së vajzës së tij dy herë në tetor dhe dhjetor 2023.

Pas kësaj, familja ka bërë denoncim në polici. Dy persona janë ndaluar ndërsa hetimet po vijojnë. Gjatë procesit, u zbulua se edhe Gennaro u detyrua të përfshihej.

Ai pranoi kërkesat e mafias duke paguar 3000 mijë euro përmes një shoku më 10 janar, teksa tani po mendon të largojë familjen e tij jashtë Italisë në një vend më të sigurt. Për momentin Gattuso është trajner i Marseille në Francë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje