Genocidi çam, Idrizi:
Monument përkujtimo

Genocidi çam, Idrizi:<br />Monument përkujtimo
TIRANE- Komuniteti çam shumë shpejt do të ketë një vend pelegrinazhi. Në Kllogjer të Sarandës, do të ndërtohet varreza monumentale për të nderuar mijëra çamë që u vranë gjatë eksodit në Qafë Botë. Projekti, "Varreza monumentale të shqiptarëve të Çamërisë në Qafë Botë" do të financohet nga komuniteti çam dhe nga qeveria shqiptare. 

Shoqata "Çamëria" çeli sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ne Tirane, ekspozitën e projekteve të fazës finale të konkusit të këtij monumenti përkujtimor, ku u ekspozuan tetë projektet e studiove prestigjoze nga Shqipëria dhe Kosova.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se më në fund, edhe komuniteti çam do të ketë një vend për të përkujtuar viktimat e genocidit.
“Ky projekt shërben për të kujtuar në mënyrë dinjitoze më shumë se 2600 shqiptarë të Çamërisë të cilët humbën jetën nga etja dhe uria gjatë marshimit të tyre biblik nga Çamëria në shtetin shqiptar, pas dëbimit genocidial të bandave të Napoleon Zervës. Tetë projektet e ekspozuara janë mjaft cilësore dhe projekti fitues do të zbatohet në varrezat, tashmë masive, të Kllogjerit. Ky është një monument tribun që ne u bëjmë shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan nga shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë” theksoi Idrizi
EKSPOZITA
Ekspozita do të qëndroj e hapur për një javë dhe më pas do të shpallet projekti fitues, në bazë të të cilit do të ndërtohen edhe varrezat monumentale në fshatin Kllogjer të Sarandës. Në afërsi të fshatit Kllogjer në Sarandë në një varrezë masive prehen shpirtrat e qindra prej këtyre shqiptarëve, në një sipërfaqe që prej vitit 1991 është në pronësi të shoqatës "Çamëria".Projektet e prezantuara përmbajnë një monument përkujtimor si edhe dekorin e të gjithë sipërfaqes.
Të gjithë vizitorët e ekspozitës do të mund të shprehin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për projektet e ekspozuara, prej nga do të shpallet edhe çmimi i publikut.

Nga tetë projektet e paraqitura, tre janë në formën e skulpturave, ndërsa pesë të tjerat në projekte të prezantuara në fotografi. Ndër to, një projekt është produkt i një studioje projektimi nga Kosova, ndërsa shtatë të tjerat nga Shqipëria. Zbatimi i këtij projekti kap një vlerë mbi një milionë euro, ndërkohë që juria përzgjedhëse përbëhet nga Artan Lame, kryetar, Arben Biçoku, Abas Hado dhe Ardian Tana. Shpallja e projektit fitues do të bëhet pas disa ditësh dhe menjëherë pas saj do të nisë zbatimi i tij në varrezat e Kllogjerit në Sarandë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme