Gent Sejko: Çmimet nën kontroll
 nuk rrezikohemi nga deflacioni 

Gent Sejko: Çmimet nën kontroll<br /> nuk rrezikohemi nga deflacioni 
Kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se ekonomia nuk rrezikon të bjerë në deflacion, megjithë indeksin shumë të ulët të ccmimeve të konsumit për muajin shkurt. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, norma e inflacionit për muajin shkurt ishte vetëm 0.2%, e cila u komentua nga analistët si rënie në deflacion. Por sipas Guverantorit, situata ccmimeve është vazhdimisht nën monitorim nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe larg shqetësimit për deflacion.

"Në ditët e sotme, shumë banka qendrore në mbarë botën po i kushtojnë një vëmendje gjithnjë e më të madhe edukimit financiar të publikut në përgjithësi dhe të brezit të ri më në veçanti. Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut përputhet me mjaft interesa të bankës qendrore në fusha të ndryshme të veprimtarisë së saj si politika monetare, mbikëqyrja bankare, informimi i konsumatorit mbi produktet dhe shërbimet bankare, si dhe përfshirja financiare e publikut. Pjesëmarrja efektive e publikut në sistemin financiar kontribuon në rritjen e mirëqenies ekonomike të individëve dhe të bizneseve. Edukimi financiar ndihmon qytetarët të përfitojnë nga mundësitë që ofron sot sistemi financiar dhe teknologjitë që po e transformojnë atë. Ai i ndihmon konsumatorët të kuptojnë më mirë rreziqet që lidhen me administrimin e financave dhe lehtëson marrjen e vendimeve të duhura financiare."-tha Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i shprehu qëndrimet mbi inflacionin gjatë ceremonisë së nisjes së javës globale të Parasë për vitin 2016, ku merrnin pjesë dhe Ministrja e Arsimit dhe ai I Punës e Mbrojtjes së çështjeve sociale.

"Dimensioni ynë edukativ është zgjeruar më tej me çeljen e Muzeut të Bankës së Shqipërisë. Të gjithë vizitorët, dhe veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë, përveç ekspozimeve të monedhave, do të gjejnë një qendër të interaktive informimi për çështje që lidhen me financat dhe botën e parasë.Në mbyllje, dëshiroj të theksoj se jam i gëzuar që banka qendrore së bashku me institucione të rëndësishme të vendit ka mundësinë të kontribuojë në edukimin e brezit të ri mbi paranë dhe rolin e saj. Ndoshta hartimi dhe zbatimi i politikës monetare, ruajtja e stabilitetit financiar dhe planifikimi i financave personale mund të mos duken çështje aq tërheqëse për grupmoshat e reja, por ju siguroj se ato kanë një ndikim në jetën e secilit prej nesh. Kjo javë, shpresoj, që t’i bëj disi më interesante këto tema, dhe pse jo edhe disi më argëtuese."-tha Sejko
 
 
Fushata ka qëllim sensibilimin e të rinnjve me kursimin e përdorimin racional të parasë.

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit