Sejko: Turizmi dhe investimet futën euron në vend, BSH nuk ka në plan të ndërhyjë te kursi i këmbimit! Javën e ardhshme mbledhje me bankat

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka folur për rënien e euros në vend. Ai thotë se të ardhurat nga turizmi, investimet direkte dhe rritja e remitancave janë faktorë që rritën futjen e euros në vend.

Në konferencën e sotme për median, Sejko shtoi se institucioni që ai përfaqëson nuk ka në plan të ndërhyjë për të ndaluar forcimin e mëtejshëm të lekut në tregun e këmbimit valutor por se javën që vjen do të bëjnë takim me bankat e nivelit të dytë.

“Ne synojmë të përshpejtojmë ritmin e rritjes ekonomike. Kursi i këmbimit është një nga faktorët që ka ndikuar për të mbajtur inflacionin në kontroll. Ne e bëjmë analizën si të tërë. Edhe Banka e Shqipërisë informon se kursi i këmbimit vjen si pasojë e përmirësimit në balancin e pagesave. Edhe 3 mujori i parë të 2023 tregon se kemi  rritje të të ardhurave të hyra nga turizmi që thuajse është dyfishuar, nga investimeve direkte. Kemi blerje të pasurive të patundshme dhe rritje të remitancave. Këto 3 kanale kanë burime të mjaftueshme hyrjesh në valutë të huaj, kryesisht në euro.

Për sa kohë që kursi i këmbimit përcaktohet nga faktorë realë, ne nuk shohim arsye për të ndërhyrë në kursin e këmbimit. Ky është qëndrimi i BSH për kursin e këmbimit. Javën që vjen në kemi përgatitur një mbledhje me bankat e nivelit të dytë, për të diskutuar efektet në bizneset që preken nga kursi i këmbimit dhe për të rritur bashkëpunimin mes bizneseve të prekura dhe bankave”, tha Sejko.

Po ashtu është shprehur se inflacioni në Shqipëri ka pësuar rënie.

“Inflacioni ka pësuar rënie. Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin aktual 3 %. Të mbajë pandryshuar normën bazë të interesit të kredisë një ditore në nivelin 4 % dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në nivelin 2 %. Këshilli mbikëqyrës do të monitorojë situatën për të marrë në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivave”, tha Sejko.

Sejko tha se institucioni i tij ka blerë 120 milionë euro në këtë vit si pjesë e “operacioneve të zakonshme” dhe planifikon të vijojë të blejë që objektivi final të arrijë 160-220 milionë euro deri në fundvit.

Leku shqiptar shënoi rekordin e vet absolut historik ditën e sotme pasi arriti në kuotën 104.55 lekë për euro, sipas të dhënave të kursit mesatar fiks të Bankës së Shqipërisë. Një vit më parë, një euro kushtonte 119 lekë ndërsa në janar të këtij viti, pati rënie dhe shënoi 116 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 06/07/2023 01:04

    Amerika,BE,Anglia e te tjere vetem e rrisin cdo muaj normen e interesit. Po si qenka ulur inflacioni mor gomar,ku e sheh ti?

    Përgjigju
  • Turi: 05/07/2023 18:05

    Ka pesuar renie inflacioni ? Ne cfare drejtimi e shikon ti mor plere kur cmimet kane shkuar ne qiell

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë