Gent Sejko: Kriza greke do të
ndikojë negativisht ekonominë tonë

Gent Sejko: Kriza greke do të<br />ndikojë negativisht ekonominë tonë
TIRANE- Kriza në Greqi pritet të ndikojë negativisht ekonominë shqiptare gjatë pjesës së dytë të vitit, duke bërë që ritmet e zhvillimit të saj të tkurren në raport me gjashtë muajt e parë. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko tha se efektet negative do përfshijnë rënien e dërgesave të emigrantëve dhe uljen e volumit tregtar me vendin fqinj.

“Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se gjysma e dytë e vitit mund të shënojë ritme më të ngadalta rritjeje, si pasojë e ndikimit të mundshëm negativ të ngjarjeve në Greqi. Megjithatë, marrëveshja e arritur në muajin korrik 2015, është pikënisje për normalizimin e situatës në vendin fqinj. Për rrjedhim, efektet më të mundshme në Shqipëri do të përqendrohen në rënien e përkohshme të aktivitetit tregtar dhe të remitancave, pa cënuar aktivitetin e sistemit financiar. Si të tilla, këto efekte pritet të jenë kalimtare”, tha Sejko.

Ekonomia
Ndërsa paraqiti vendimet e Këshillit Mbikqyrës, Sejko tha se parashikimi mbi ecurinë e inflacionit në dy vitet në vijim mbështetet në projeksionet e Bankës së Shqipërisë për një rritje progresive të ekonomisë dhe për një shfrytëzim më të plotë të kapaciteteve prodhuese gjatë viteve të ardhshme. Sipas tij, rritja ekonomike e vitit 2015 pritet të jetë më e lartë se ajo e një viti më parë. “Nga këndvështrimi i politikës monetare, rëndësi të veçantë kanë projeksionet për rritjen ekonomike dhe inflacionin në një periudhë afatmesme.

Ekonomia shqiptare parashikohet të ketë ritme më të larta rritjeje në dy vitet e ardhshme. Bilancet e sektorit bankar dhe privat, ambienti i jashtëm ekonomik dhe klima e përgjithshme e biznesit, pritet të përmirësohen në këtë periudhë. Këto zhvillime do të mbështesin zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe të jashtme” theksoi Sejko.

Duke folur për zhvillimin e deritanishëm Sejko tha se tremujori i parë shënoi një rritje vjetore të aktivitetit ekonomik prej 2.8%. “Kjo normë ishte më e lartë se pritjet e BSH dhe pasqyron kryesisht rritjen e investimeve dhe të eksporteve neto. Të dhënat indirekte të disponuara, sugjerojnë për norma të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të dytë”, tha Sejko.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë