Deputeti demokrat Gent Strazimiri është shprehur kundër ndryshimit të rregullores së Kuvendit. Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke i thënë se ky projektligj është në shkelje totale ligjore.

“Opinioni publik duhet ta dijë, çdo deputet ka dy materiale, Kushtetuta dhe ajo e Kuvendit. Betimin që na mbajtët disa ditë më përpara e kishit pikërisht për të respektuar pikërisht këtë dhe janë rregulla që vendosen për mazhorancën, por për opozitën dhe balancimin e pushteteve.

Na keni sjellë një projekvendim, i cili të detyron të ndjekësh rrugën legjislative të projektiligje. Nuk po shkelni një nen, por një kreh të tërë të rregullores. Nëse mendoni se e kaloni pa lagur duke moslejuar të ketë debat i për çdo nisëm tjetër ligjore, nuk është çudi e radhës që do harrohet pas 3 ditëve.

Është përgjegjësi e madhe kjo që po merrni sot. Mos mendoni se opinion publik nuk do të informohet për këtë që po bëni sot”, tha Gent Strazimiri.