Anëtari i Këshillit të Mandateve dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri me anë të një statusi në Facebook, por në formë ironike kërkon që të theksojë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është personi për të cilin flitet në dokumentat e publikuar nga përgjimet e italianëve.
Me anët të këtij statusi Strazimiri, hedhë poshtë pretendimet e kundërta të deputetit Saimir Tahiri.
Postimi i plotë në Facebook i Gent Strazimirit:
Në bashkësinë e madhe të Saimirëve të këtij vendi, nga fashikujt e hetimeve të antimafias italiane Këshillit të Mandateve të Kuvendit, I duhet veçojë vetëm 1 që:
- ta ketë mbiemrin "Tahiri"
- të jetë "deputet në Shqipëri", "njeri I politikës"
- të jetë pronar I makinës tip "Audi" me targa AA 003 GB
- që 5 milionë euro në muaj nuk I dalin, e as 20 milionë euro për fushatë elektorale...
... Prokuroria e ka zënë një por, ai na tha sot me zë dhe figurë "nuk jam unë...është një Saimir nga Fieri...shofer kamioni..."!
Shokët e bandës në emër të "reformës në drejtesi" dhe "të dhënies fund të të paprekëshmëve dhe paprekshmërisë"... e besojnë....
KAQË!

(Dokumenti i publikuar nga Gent Strazimirit në Facebook)
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com












