Këngëtarja Genta Ismajli po korr shumë sukses në Turqi, ku ajo po jetoj prej kohësh.
Këngëtarja është duke zhvilluar karrierën muzikore në këtë shtet dhe duket se bashkëpunimi muzikor me një nga artistët më të famshëm turq i ka hapur dyert drejt suksesit.
Genta u bë pjesë e ndarjes së çmimeve “Altın Kanat Ödülleri”, ku arriti të rrëmbejë çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në saj të bashkëpunimit me artistin turk, Eypio.
Ajo gjithashtu ka ndezur skenën me këngët “Shake it”, ku është shfaqur e mrekullueshme me fustanin e bardhë me gurë e pupla.