Genta “ Rubensin do të hedh
në gjyq e do t’i marr 500 milion”

Genta “ Rubensin do të hedh <br />në gjyq e do t’i marr 500 milion”
Banorët ndodhen në oborr duke marrë rreze e duke kërcyer e Liami nis të ngacmojë vajzat. Fillimisht ai ngacmon Françeskën duke i thënë se ka dëgjuar Ermalin që të përmendte Gentën si finaliste dhe jo Françeskën. Françeska e mohon duke i thënë “Ermali gjithmonë ka thënë se unë do të isha në finale, ndërsa për Gentën ka thënë se ajo do të jetë nëse do të ishin 5 finalistë” e më pas shton “sinqerisht Liam ti më duket se ke probleme me veshët.

Liami i thotë “mbase e kam nga puna e dixhejllëkut e s’dëgjoj mirë” e më pas ngacmon Gentën për finalen e për momentet kuar ajo të dalë jashtë e të takojë Rubensin. Genta thotë “Rubensin nuk e takoj më asnjëherë, e kam seriozisht” Liami nuk e beson këtë gjë, pasi Genta gjithmonë ka shprehur se e donte shumë Rubensin dhe e ka përmendur si dashurinë e jetës së saj. “Jam shumë e sigurtë që ai i ka bërë të tëra, e sidomos tani që familja ime i kishte kaluar të gjitha me stres, nuk e fal” thotë Genta për Rubensin. Më pas ajo shton “nuk i them dot tani ca gjëra, por gjërat do të merren vesh kur të dalim jashtë”. Liami i thotë Gentës “mendon se ai i ka nxjerrë fotot?” e Genta i përgjigjet “nuk e mendoj jam e sigurtë që i ka nxjerrë ai” e më pas shton “unë kam bërë foto, por jo ndonjë gjë të madhe, por kam frikë se ai rri në shtëpi me një profesionist në montazhin e fotove e nuk e di se çfarë mund të ketë bërë, prandaj ia kam frikën”.

Genta tregon se një mik i saj dhe i Rubensit ka bërë edhe më parë montim fotosh sepse ia ka bërë një gjë të tillë edhe një vajze tjetër. Ajo thotë se ka frikë se vetëm ai e ka prekur kompjuterin e saj ku ajo mban fotot dhe thotë se ka dalë në pozicione të ndryshme, por jo e zhveshur. Françeska i thotë Gentës se duke qenë se titujt e gazetave flisnin për foto nudo të Gentës, ndoshta do të ketë foto të tjera që ajo nuk i ka parë. Genta i thotë me nervozizëm “nuk e di, po vetëm nëse e ka bërë Rubensi do ta hedh në gjyq e nja 500 milionë do t’i marr”. Më pas ajo thotë se meqenëse nuk është e sigurtë nuk do të thotë më gjë pa dalë jashtë mohon se ka bërë foto nudo. (xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!