Genta sjell klipin e këngës “E kam provuar”

Genta sjell klipin e këngës “E kam provuar”
Vetëm para pak ditësh këngëtarja Genta Ismajli shkruajti në rrjetin social Facebook se të shtunën do të publikonte klipin e saj më të ri.



Bukuroshja kosovare e mbajti fjalën dhe tani të gjithë fansat e saj mund të shikojnë videoklipin e këngës “E kam provuar”, i cili është punuar nga produksioni “EMF Creative”.



Teksti dhe muzika e këngës është punuar nga Arsim Bushnjaku ndërsa kompozimin e ka bërë Virusi.



Në ndryshim nga Genta shpërthyese që jemi mësuar të shikojmë në klipet e saj, këtë herë ajo na shfaqet më e ëmbël dhe e brishtë pasi kënga është një baladë.



Genta duket se edhe këtë rradhë nuk i ka zhgënjyer fansat e saj pasi vetëm video promovuese e këngës mori mbi 500 000 klikime në You Tube.

(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin