Genta të shtunën sjell klipin “E kam provuar”

Genta të shtunën sjell klipin “E kam provuar”
Genta Ismalji, këngëtarja e njohur kosovare, e cila është mjaft e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj do të publikojë klipin më të ri.

Ka qenë vetë këngëtarja bukuroshe që ka bërë të ditur këtë lajm në rrjetet sociale.



“Të shtunën me 23.02.2013 publikohet videoklipi i këngës ‘E Kam Provuar’”, ka shkruar Genta në rrjetin social "Facebook".

Më tej ajo ka treguar se kënga do të publikohet në kanalin zyrtar të saj në You Tube.



Kënga me titull “E kam provuar” është shkruar nga Arsim Bunjaku dhe kompozuar nga Virusi.

Kjo këngë është publikuar në fund të vitit 2012 dhe tani vjen dhe me videoklip për të gjithë fansat e Gentës.

Video promovuese e këngës ka marë mbi 500 000 klikime në You tube, çka i tregon këngëtares se dhe këtë herë nuk ka zhgënjyer me projektin e saj.



Genta është një këngëtare me një karrierë të sukseshme muzikore, e cila gjithmonë shfaqet ndryshe për fansat e saj.

(b.t/shqiptarja.com)

4/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve