Artisti shqiptar, Genti Tavanxhiu, ka marrë çmimin e parë në edicionin e tetë të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës në Teheran për skulpturën e tij 2.8 metra të lartë të titulluar “Fragile”.
Artisti i njohur shqiptar e ka realizuar këtë vepër në oborrin e Kullës Milad në kryeqytetin iranian gjatë kohës sa u mbajt simpoziumi. Puna me veprën ka nisur më 21 prilli dhe ka përfunduar më 14 maj. Për këtë çmim të artistit Tavanxhiu, ka shkruar edhe gazeta tehrantimes.com.
Çmimin e dytë e ka marrë artisti Mostafa Mohseni nga Irani ndërsa çmimi i tretë është ndarë mes dy artistëve, Francesca Bernardinin nga Italia dhe Tatsumi Sakai nga Japonia. Dy artistët Ana Maria Negara nga Rumania dhe Umit Turgay Durgun nga Turqia kanë marrë një certifikatë nderi gjatë ceremonies së çmimeve.
Pjesë e pjesë e konkurrencës në këtë garë të vështirë kanë qenë dymbëdhjetë skulptorë të huaj dhe pesë iranianë. Dhjetë studentë të tjerë që kanë marrë pjesë në seksionin e simpoziumit nuk ishin pjesë e garës. Megjithatë në kategorinë e studentëve janë nderuar me mirënjohje edhe studentët Shima Sadat Musavi, Fatemeh Akbari dhe Melika Nik-Khah. Ky event ndërkombëtar organizohet çdo vit nga “Organizata e Zbukurimit të Bashkësisë së Teheranit”.
Simpoziumi synon të ndihmojë Teheranin për të zbukuruar qytetin dhe mjedisin urban si dhe të familjarizojë qytetarët me procesin e krijimit të dizajnëve të reja në qytet.
Vepra fituese e artistit shqiptar, Genti Tavanxhiu[gallery]22311[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.6%
-
Frikë se humbin
42.7%
-
Arsye të tjera
7.7%
Vota total: 988
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Arrestohet 47-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, u kap me 400 gramë kokainë
29 Mars, 11:27
-
VIDEO/ Bënte manovra të rrezikshme me makinën luksoze në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Ishte i droguar, gjobitet me 60 mijë lekë dhe i pezullohet patenta
29 Mars, 11:26
-
Lufta/ Moska: Ne do t'i arrijmë të gjitha qëllimet! SHBA po luan me idenë e një gjykate kundër Rusisë
29 Mars, 11:23
-
Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri
29 Mars, 11:20
-
LIVE /Komisioni i Ligjeve mblidhet për diskutime për Avokatin e Popullit
29 Mars, 11:19
-
Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrolli në vilën e bashkëjetueses së tij është i rregullt! Ish-zv. Kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm
29 Mars, 11:10
-
Me armë zjarri pa leje, arrestohen babë e bir në Shijak
29 Mars, 11:09
-
Tabaku depoziton amendamentin me ndryshimet e ligjit: Të aplikohet 0% tatim fitimi për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029
29 Mars, 11:08
-
Breshëri dëmton prodhimin e pjeshkave në Lushnjë, fermerët: Duam dëmshpërblim nga shteti (VIDEO)
29 Mars, 11:00
-
‘Kam tentuar të vras veten’, Luizi shokon teksa rrëfen 4 sekrete brenda “Big Brother”: Kam flirtuar me mamin e shokut
29 Mars, 10:52
-
Fantastiku De Bruyne, Belgjika mposht Gjermaninë dhe thyen rekordin e vendasve (GOLAT)
29 Mars, 10:42
-
Kina: Ne jemi në kontakt me të gjitha palët, përfshirë edhe Ukrainën
29 Mars, 10:36