Pasi mbretëresha e muzikës pop Beyonce, dha lajmin e madh që do bëhet nënë e dy binjakëve, një tjetër tjetër çifti i rëndësishëm i Hollywood, do të bëhen prindër për herë të parë.

Aktori i njohur George Clooney dhe gruaja e tij Amal, do të bëhen prindër të dy binjakëve.
 
Aktori në një intervistë për një televizion francez ka folur për herë të parë për shtatzëninë e bashkëshortes së tij. Ai ka deklaruar se janë të lumtur dhe mezi po presin të bëhen prindër.
 
‘’Ne jemi vërtet të lumtur, dhe e gjithë kjo eksperiencë do të jetë një aventurë’’,-është shprehur Clooney i emocionuar.
 
Kohët  e fundit, në fakt flitej se çifti i njohur po shkonin drejt divorcit, por ata kanë hedhur poshtë çdo hamendësim, me lajmin e bukur që janë në pritje të dy binjakëve. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com