George Papandreou, feniksi i politikës greke?

George Papandreou, feniksi i politikës greke?

George Papandreou

Ndërsa dinastitë shkojnë e vijnë, të pakta janë ato që janë të ngjashme me historikun dhe rrugëtimin e dinastisë së Papandreut, i cili ka qenë në qendër të politikës greke që para Luftës së Parë Botërore. Edhe pse ka mbetur pas në raport me politikën aktuale, George Papandreu po tregohet i gatshëm që të ndërmarrë rreziqe të guximshme, dhe t`i përgjigjet pozitivisht ofertave që i janë bërë nga politika aktuale evropiane.

Ndërsa partitë kryesore të së majtës historike evropiane, si Partia Socialiste në Francë dhe Partia Laburiste në Britaninë e Madhe janë praktikisht të rrënuara, në Evropë ka një ringjallje të partive të tjera të qendrës së majtë.

Ato zakonisht sundojnë në koalicione, në Evropën Veriore, në Spanjë dhe Portugali, dhe po pretendojnë të marrin drejtimin e qeverisë në Gjermani, edhe pse formimi i një koalicioni midis Socialdemokratëve “të kuq”, Liberalëve “portokalli” dhe Të Gjelbërve “jeshilë” po rezulton të jetë shumë i ndërlikuar.

Ministritë kryesore në Itali mbahen nga e majta. Madje,ministri më dinamik i kabinetit qeveritar në Zvicër (Këshilltari Federal, në gjuhën zvicerane) është Alain Berset, një socialist 49-vjeçar frëngjisht-folës.

Greqia ishte vendi i parë në Bashkimin Evropian, ku partia e saj e së majtës tradicionale e shekullit XX- PASOK -u refuzua masivisht nga votuesit. Politologët folën në atë kohë për “Pasokifikimin” e socialdemokracisë evropiane në shekullin XXI-të.

Edhe SPD-ja (socialdemokratët) dikur e fuqishme në Gjermani, mundi të merrte vetëm 25 për qind të votave në zgjedhjet federale të 26 shtatorit. Në fakt PASOK-u në Greqi nuk ka qenë asnjëherë një parti e vërtetë socialdemokrate evropiane.

Ajo ishte një variant i majtë i politikës klienteliste dhe fisnore familjare, që e ka drejtuar Greqinë në epokën e saj demokratike moderne. Gjyshi i George Papandreout, i quajtur edhe ai George Papandreou, ishte një lider politik i majtë, por edhe një antikomunist që donte që Greqia të bëhej një republikë evropiane,si pas vitit 1918, po ashtu edhe pas përfundimit të pushtimit nazist 25 vjet më vonë.

Ndërkaq, Winston Churchill donte rivendosjen e monarkisë, ndaj trupat britanike u përdorën për të shtypur brutalisht përpjekjet e së majtës greke për të formuar një qeveri reformiste, siç ndodhi në Britani, Francë dhe në shumicën e vendeve evropiane pas vitit 1945.

Kreu i operacioneve të inteligjencës amerikane në Athinë, bashkëpunoi me monarkistët e ekstremit të djathtë, dhe tha se Papandreou duhet të pushkatohej. Papandreouu rikthye në pushtet përmes zgjedhjeve. Por më pas u godit nga grushti ushtarak, që e vendosi Greqinë në diktaturë midis viteve 1967-1974.

Ndërkohë, djali i tij Andreas dhe nipi i tij George jetonin në Minesota të SHBA-së, ku Andreas Papandreu ishte lektor i ekonomisë. I riu George lindi në vitin 1952. Ai u rrit dhe u shkollua në Amerikë, më pas vijoi studimet në London School of Economics, dhe kaloi një periudhë të jetës në Suedi, ku familja kërkoi strehim gjatë viteve të diktaturës ushtarake në Greqi.

Shumë eksponentë të elitës politike greke dërgohen jashtë vendit për të kryer universitetet, dhe parimet politiket të të riut George Papandreu u formësuan nga intelektualë politikë përparimtarë si J.K.Galbraith në Amerikë, apo udhëheqësi social demokrat i Suedisë, Olof Palme dhe Willy Brandt i Gjermanisë Perëndimore.

Themelimi i PASOK-ut si një parti e majtë dhe nacionaliste në vitet 1980, e ndihmoi Andreas Papandreou që të vinte në pushtet. Politika klienteliste funksionon mirë tek e majta. Zakonisht, klientelizmi i së majtës nënkupton lejimin e sindikatave apo qeverive rajonale dhe bashkiake që të kontrollojnë sektorët e ekonomisë, për t’i shërbyer qëllimeve të tyre dhe jo një të mirë më të gjerë publike.

Momenti katastrofik

George Papandreou u bë kreu i partisë së PASOK-ut dhe kryeministër i vendit në vitin 2009, pikërisht në një moment katastrofik të historisë së Greqisë. Ai kishte qenë edhe një Ministër i Jashtëm novator, por Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy kërkuan që Greqia të vendoste masa të ashpra shtrënguese për të mbrojtur investimet e bankave dhe kompanive gjermane dhe franceze në Greqi pas krizës financiare.

George Papandreou ishte një lider modernizues, duke ndërmarrë reforma shumë të nevojshme për vendin, dhe duke u përpjekur që t’i detyronte pronarët e mëdhenj të anijeve si dhe oligarkët e tjerë apo profesionistët e pasur që të paguanin një normë të vogël taksash.

Por Merkel dhe Sarkozy, si dhe Ministrat e Financave të Evropës Veriore, të fiksuar pas politikave fiskale të ngurta, e detyruan atë të largohej nga detyra në vitin 2011, duke ia dorëzuar pushtetin degës së tyre të Partisë Popullore Evropiane në Greqi, e cila iu bind urdhrave të tyre për të imponuar masat shtrënguese më të rrepta që janë imponuar ndonjëherë ndaj një demokracie evropiane që nga viti 1945.

PBB-ja e Greqisë ra me 25 për qind, pensionet u përgjysmuan, dhe gjysmë milioni grekë që ishin më të arsimuar u larguan nga Greqia, ndërsa varfëria u rrit nën masat e forta ndëshkimore dhe të pazakonta të BE-së.

Rezultati ishte zgjedhja e një qeverie të majtë të Syriza-s, me ministrin e saj populist të Financave, Yanis Varoufakis. George Papandreu vazhdoi të mbante postin e tij si president i Internacionales Socialiste, dhe ishte i afërt me ekonomistët e epokës së Bill Clinton dhe Barack Obama në SHBA, si dhe me mendimin reformist socialdemokrat që e solli të majtën në pushtet në Suedi dhe shtete të tjera të Evropës Veriore.

Vdekja në moshën 56-vjeçare e kryetares së partisë, Fofi Gennimata, ka rihapur mundësinë e një rikthimi të George Papandreu në qendër të skenës politike greke. Kryeministri aktual i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis rrjedh gjithashtu nga njëra prej dy familjeve të mëdha dinastike, klanet Mitsotakis dhe Karamanlis, që e kanë dominuar të djathtën greke, ashtu si Papandreou ka pasur ndikim tek e majta.

Sigurisht George Papandreu nuk ka perspektivën e një rishtari në politikë, por gjithsesi është përfaqësuesi më i mirë të politikanëve dhe mendimtarëve të së majtës progresiste më shumë se kushdo tjetër në Evropë. Ashtu si Joe Biden, edhe ai ka mbi gjysmë shekulli i angazhuar në politikë.

Stili i tij inovator, i respektuar dhe i kërkimit të zgjidhjeve për problemet e ndryshme, është larg demagogjisë populiste greke të shekullit XX-të, të cilën e adoptoi Syriza pak vite më parë. Nëse ai do të ri-ngrihet si një lider i traditës socialdemokrate të Greqisë, e cila po ringjallet dalëngadalë, babai dhe gjyshi i tij do të shohin nga ekuivalenti i politikës greke Mali i Olimpit, dhe do t’i urojnë fat pinjollit të fundit të familjes Papandreou./ Nga Denis Macshane “Eu Observer”

Shënim: Denis Mcshane, ish-Ministër i Britanisë për Evropën./ Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë