Georgina Rodriguez sulmon trajnerin e Portugalisë: Morët një vendim të keq, s’mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë

Georgina Rodriguez sulmon trajnerin e Portugalisë: Morët një vendim të keq, s’mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë

As Georgina, e ulur në tribunë, nuk mund ta ngushëllojë! Në fund të ndeshjes me Marokun, Kristiano Ronaldo shpërtheu në lot, teksa shkoi i vetëm në dhomat e zhveshjes. Botërori i tij i pestë është më i trishtuari, pasi përfundoi keq dhe sepse mund të jetë edhe Botërori i tij i fundit.

Fernando Santos e dërgoi atë në stol për herë të dytë radhazi, vetëm për ta futur në lojë pas 6 minutave të pjesës së dytë. Performanca e fundit në moshën 37-vjeçare është e parëndësishme... jo si ai do të kishte ëndërruar!

Por të rënda janë fjalët në drejtim të trajnerit të Portugalisë nga familjarët e Ronaldos. Partnerja e tij Georgina Rodriguez, sulmoi trajnerin duke i thënë se mori një vendim të keq.

“Sot trajneri dhe shoku yt mori vendim të gabuar. Shoku që ti ke respekt dhe admirim për të. I njëjti që kur të futi në fushë e pa se si loja ndërroi krejtësisht, por ishte shumë vonë. Ju nuk mund ta nënvlerësoni lojtarin më të mirë në botë. Është arma më e fuqishme. Ju duhet të ngriheni në këmbë për njeriun që nuk e meritoi këtë. Jeta na jep mësime. Sot ne nuk humbëm, ne mësuam. Ne të admirojmë ty”, ishin fjalët e shkruara nga gruaja e Ronaldos në një Story të postuar në Instagram.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale