Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nënshkruan një marrëveshje paramartesore një ditë para dasmës së tyre sekrete.
Çifti u martua në një ceremoni intime në rezidencën e tyre madhështore, me vlerë 30 milionë paund, në zonën ekskluzive Quinta da Marinha të Cascais.
As nëna e Ronaldos, Dolores, nuk ishte e pranishme. Në ceremoni morën pjesë vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e çiftit.
Megjithëse ceremonia e tyre u mbajt sekrete, është publikuar një foto nga certifikata e martesës, ku zbulohet se më 10 gusht nënshkruan një marrëveshje paramartesore.
Në certifikatë thuhet se Ronaldo dhe Georgina kanë rënë dakord për një “regjim të ndarjes së pasurisë”. Kjo do të thotë se, nëse lidhja e tyre do të marrë fund, Georgina nuk do të ketë të drejtën për gjysmën e pasurisë së krijuar gjatë martesës. Secili do të ruajë pasurinë individuale, ndërsa ndahen vetëm pasuritë e regjistruara shprehimisht në emër të të dyve.
Por pavarësisht shifrave marramendëse që të dy zotërojnë, ku sigurisht më e lartë është pasuria e Ronaldos që arrin të paktën 1.2 miliardë euro, në rast divorci, Georgina do të marrë rreth 100 mijë euro në muaj. Thuhet se kjo marrëveshje u vendos pas lindjes së vajzës së tyre, Alana, me synimin për të garantuar sigurinë financiare të Georgina-s dhe fëmijëve.
Gjithashtu pretendohet se rezidenca luksoze e Ronaldos, me vlerë 5 milionë paund, në zonën prestigjioze La Finca të Madridit, është e regjistruar në emër të saj.

Postimi i Ronaldos pas dasmës
-
Ne rradhe te pare ciftit i uroj shnedet dhe lumturi "afatgjate". Mbase Ronaldo ka mesuar paksa nga emigrantet shqiptare qe me e rendesishme eshte "jeta se kuleta", apo jo??!! Prenuptial?! Per dite te keqija, spitale, ambulanca, aksident i paparashikuar, do te thote siguri per jeten e tij dhe te familjes se tij..."Forget me not"!! Kam qene fans i Ronaldos kur luante per Manchester United. Dhe impresioni i pare ishte, I thjeshte, disipline dhe bujar per bamiresi me te varferit, per kete ekam vleresuar dhe isha fanse edhe per nga profesionalizmi por edhe karakteri." strong", Post Scriptum: Nqs impresioni i pare nuk me ka gabuar!
Përgjigju







Komente
Komento