Respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe sundimi i ligjit kanë qenë ndër çështjet që ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, ka theksuar gjatë takimit me homologun shqiptar, Ferit Hoxha, këtë të hënë në Athinë.
Në një njoftim në rrjetin social X, Ministria e Jashtme greke zbardhi detajet e takimit.
“Në fokus ishin përpjekjet e Greqisë për të çuar përpara perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Ministri Gerapetritis theksoi gjithashtu nevojën për respektimin e shtetit të së drejtës, përfshirë të drejtat e minoriteteve, në përputhje me acquis të BE-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Lajmi kryesor:
Dy ditë para Samitit me BE-në, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor diskutojnë në Athinë për të ardhmen europiane të rajonit








