Gërdec, 5 vjet nga shpërthimi tragjik
Familjarët: S'ka drejtësi

Gërdec, 5 vjet nga shpërthimi tragjik<br />Familjarët: S'ka drejtësi
TIRANE-  ”Dua drejtësi pse nuk jeton djali im. Nuk dua dëmshpërblim. Këta nuk kanë moral. Vetëm njerëz nuk janë. “-thotë Zamira Durda, nëna që në tragjedinë e Gërdecit 5 viteve më parë humbi djalin e saj.

Familjet e 26 viktimave kanë vënë lule pranë kraterit të shpërthimit aty ku 5 vite më parë ishte ngritur punishtja e demontimit të municioneve Alba Demil. Shpërthimi i saj më 15 mars 2008 i mori jetën 26 personave, mbi 300 të tjerë u plagosën ndërsa u dëmtuan mijëra godina banesa dhe godina biznesi. Për të bërë homazhe ishte dhe kreu i PS-së Edi Rama, i cili nuk ka dhënë asnjë prononcim për median, ndryshe nga vitet e kaluara.

“Paskan qenë të shurdhët. Zamira ka 5 vjet që bredh dyerve të gjykatave, ashkush nuk dëgjon vetëm nga babëzia për para . Nuk i vë dot emër, më vjen shumë keq. Kryetari i Gjykatës së Apelit të japë një vendim qesharak dhe të pranojë një vendim të shkurtuar?! Haram i qoftë ai post që bën dhe pagë që merr. “- thotë tepër e indinjuar Zmamira Durda e cila këmbëngul se nuk do të heqë dorë deri kur të gjejë drejtësi megjithatë i ka paktë shpresat se në institucionet shqiptare do të gjejë drejtësi. “Do i kaloj të gjitha shkallët. Nuk ka shpresë, ata do marrin dëmshpërblim, ndërsa djali im nuk jeton më. Këta nuk kanë moral Vetëm njerëz nuk janë.”- thotë Zamira Durda.

Pak ditë më parë përfaqësuesit e akuzës i bënë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit,i cili “liroi” shumicën e të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit. Vendimi i datës 13 shkurt 2013, i uli me 3 vjet dënimin prej 18 vitesh Ylli Pinarit.

Ndërsa ulja e 1/3 së dënimit për Delijorgjin e Pinarin, bënë që këtyre të fundit t’u mbetet dhe fare pak kohë për të vuajtur burgun, pas llogaritjeve së periudhës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak. Konkretisht, nga data 13 shkurt kur u dha vendimi, Delijorgjit, të cilit i mbetën dhe 6 vjet e 6 muaj burg, duhej të bënte dhe 3 muaj e 24 ditë. Ylli Pinarit, 3 vjet e 7 muaj dhe Dritan Minxollit, 5 vjet e 7 muaj. Këta të tre u vetëdorëzuan në polici, bashkë me disa prej të akuzuarve tjerë që qëndronin në arrest shtëpie, ose gjykim në gjëndje të lirë, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, i dënuar me 5 vjet., si dhe punonjësit e ministrisë së Brendshme Dashnor Çaushi, Armand Tartari, Ndue Marku, Fatbardh Kuçi, Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Denis Hajdari dhe Fahri Toska.


TE DENUARIT PER GERDECIN

Ylli Pinari 18 vjet 10 vjet 3 vjet e 7 muaj
Dritan Minxolli 18 vjet 12 vjet 5 vjet e 7 muaj
Mihal Delijorgji 10 vjet 6.5 vjet 3 muaj e 24 ditë

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike