TIRANE –Një tjetër nga të dënuarit kryesorë për tragjedinë e 6 viteve më parë në Gërdec, është drejt lirisë. Gjykata e Tiranës bën një tjetër ulje dënimi për një nga të pandehurit, duke ulur me 90 ditë dënimin e Sokol Ngjeçit. Ai është dënuar me 10 vite burg, dhe tashmë pas kësaj uljeje i kanë mbetur dhe 14 muaj burg.
Me daljen nga burgu të Ngjeçit, nga 29 të pandehurit për shpërthimin makabër në punishten e demontimit të armëve dhe municioneve që mori 26 jetë mes të cilëve gra dhe fëmijë të mitur, ndërkohë u plagosën mbi 300 të tjerë, mbetet vetëm Dritan Minxholli.
Ngjeçi ka qenë punonjës i kompanisë MEICO, dhe duhet të kontrollonte pikërisht fabrikën e demontimit në Gërdec, ku si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve, ka shkaktuar edhe tragjedinë. Ai u dënua me 10 vite burg, ndërsa gjykatat vazhdojnë t’i favorizojnë këta të pandehur. “Sokol Ngjeçi i është drejtuar Gjykatës së Tiranës më datë 18 mars 2014, me kërkesë duke kërkuar uljen e dënimit në masën 90 ditë. Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 10 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 289/2 dhe 161 te K. Penal. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Tiranës. Aktualisht kërkuesi vuan dënimin në Burgun e Vaqarrit që prej datës 15 shkurt 2013”-thuhet në vendimin e gjykatës, e cila i referohet dinamikës së vuajtjes së dënimit në këtë burg.
Nga personat e akuzuar si përgjegjës kryesorë të kësaj tragjedie kanë mbetur në burg vetëm Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi
(i cili lirohet për 14 muaj), ndërsa dy të akuzuarit kryesorë, Ylli Pinari ish-drejtori i MEICO dhe Mihal Delijorgji ish-drejtori I fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, "AlbaDemil" janë në liri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.3%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 2428
Lajme të tjera
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52
-
E akuzuar se bëri aksident dhe e la të plagosur, dalin foto nga modelja e njohur në Gjykatë
21 Mars, 20:51
-
Kina: Armë të pa furnizuar kurrë, SHBA-ja nuk tregon me gisht
21 Mars, 20:34
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Ç'po ndodh në BBV? Banorët hapin me ankth zarfin e zi, ja cili konkurrent e pësoi
21 Mars, 20:12
-
Copëtimi i PD dhe Meta ‘fituesi’ i madh, më 2025 ‘pasardhës’ i Berishës?!
21 Mars, 20:05
-
Skandali i Partygate në Britaninë e Madhe, Boris Johnson e pranon: Kam mashtruar deputetët, por jo me qëllim
21 Mars, 19:59
-
Modeli politik i Giorgia Melonit; një shtysë për opozitën shqiptare
21 Mars, 19:51
-
Dita botërore e Sindromës Down, sfidë punësimi i tyre, personat me aftësi të kufizuar duan parti! Refuzohen nga KQZ
21 Mars, 19:48
-
Po ti, Doktor i madh, peng i kujt je?
21 Mars, 19:47
-
Teatri Eksperimental, bordi artistik pa dramaturg. 6 projektet që janë zgjedhur për mars-korrik me diferenca në buxhet
21 Mars, 19:34