TIRANE-Katër vjetori i tragjedisë së 15 Marsit, i ka gjetur të lirë të gjithë të pandehurit e dosjes Gërdeci, përfshirë këtu dhe Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollin dhe Sokol Ngjecin për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurimit arrest shtëpie. Pavarësisht kësaj masa dhe dënimit me dhjetëra vite burg, të pandehurit e dosjes "Gërdeci" lëvizin lirisht në Tiranë, por dhe rrethe të tjera, duke mos u ndaluar në asnjë moment nga efektivët e policisë së shtetit.
PINARI NE DURRES
Në një vëzhgim që gazeta "Shqiptarja.com" bëri ditën e djeshme rezultoi se asnjë nga të pandehurit nuk ndodheshin në banesat e tyre. Në apartamentin e ish-drejtorit të ndërmarjes MEICO Ylli Pinari që ndodhet në katin e parë të një pallati në zonën e "Shallvareve", nuk ishte i pranishëm i dënuari nga Gjykata e Tiranës me 18 vjet burg Ylli Pinari. Fqinjët e tij u shprehën për gazetën se Pinari herë pas here vjen në këtë apartament, pasi kohët e fundit ai jeton në një apartament tjetër në zonën e plazhit të Durrësit. Mësohet se edhe dje Pinari ka qënë në Durrës, ndërkohë që burime pranë gjykatës së Tiranës thanë se ekziston një leje e posaçme e lëshuar nga gjykata, që i lejon Ylli Pinarit të qëndrojë dhe në banesën e dytë të tij në Durrës. Këtë lejë mendohet se Ylli Pinari e ka marë duke paraqitur një raport mjekësor, për shkak se vuan nga zemra dhe për pasojë e ka të nevojshme të qëndrojë në apartamentin që e ka blerë pak vite më parë në zonën e bregdetit të Durrësit.
AS MINXOLLI NUK NDODHET NE BANESE
Ndërkohë që ditën e djeshme në banesë nuk ka qënë dhe i dënuari tjetër me 18 vjet burg Dritan Minxolli. Banesa e këtij të fundit ndodhet në zonën afër Gardës së Republikës në katin e 5 të një pallati. I kontaktuar me telefon, shtetasi Minxolli është shprehur se nuk pranon të flasë rreth vendimit të gjykatës së Tiranës, për shkak se ndodhet në gjëndje jo të mirë shëndetësore. Minxolli e vlerëson vendimin e gjykatës, duke u shprehur se tashmë të tjerët duhet të heshtin.
Ndërkohë që të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë hetuar dhe gjykuar në gjëndje të lirë. Katër vjet nga shpërthimi tragjik dhe dhënia e vendimit të gjykatës, familjarët shprehen se s'kanë marë drejtësi për 26 viktimat e 15 marsit 2008. Tre ditë më parë, ditën e dhënies së vendimit Zamira Durdaj, nga pakënaqësia e masave të dënimit, ka shpërthyer në lot, duke mallkuar rëndë gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes. Ndërkohë që beteja ligjore pritet të vazhdojë në Gjykatën e Apelit.
(Ne foto Zamira Durda, nena e Edison Durdes, djali 6 vjecar qe humbi jeten se bashku me 25 persona te tjere ne tragjedine e Gerdecit, duke u konfrontuar me policine gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Tiranes)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com