TIRANE - Në 08:30 të mëngjesit të sotëm ka lënë qelinë Mihal Deligjorgji, presidenti i shoqërisë Albademi, një ndër të pandehurit kryesorë për tragjedinë e 15 marsit të 5 viteve më parë në Gërdec.
Dalja e tij nga burgu i Vaqarrit, u arrit pasi tre ditë më parë gjyqtari Arben Micko, i Krimeve të Rënda uli me 70 ditë kohën e burgimit për Mihal Delijorgjin, nga 3 muaj që i kishte mbetur në total nga vendimi i Apelit.
Delijorgji ka mbyllur kështu çdo llogari me drejtësinë për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, si pasojë e shpërthimit të një fabrike demontimi të municioneve në Gërdec.
Pak kohë më parë, avokati mbrojtës i Delijorgjit, kishte kërkuar ulje të dënimit me 3 muaj burg.
Në sajë të vendimit të Apelit, e cila reduktoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, me 1/3 jo vetëm për Delijorgjin,por edhe për Dritan Minxhollin, Delijorgjit i kishin mbetur edhe 3 muaj burg.
Pas vendimit të apelit, dhe daljes nga qelia të Delijorgjit, tashmë vetëm 8 prej të pandehurve janë në burg, pasi 6 të tjerë janë persona të shpallur në kërkim.
TRAGJEDIA
Tragjedia e Gërdecit vijoi të merrte jetë edhe në vitet e mëvonshme. Pak muaj më parë Tushe Osmani, nëna e Resmije Osmanit( kjo e fundit e mbetur e vrarë në Gërdec) i dha fund jetës duke pirë helm, ndërsa vetëm dy vjet më parë të njëjtin veprim e kishte kryer dhe bashkëshorti i saj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ulja e dënimit nga Apeli, shpëtoi Delijorgjin nga burgu