Fatmir Mediu ‘sakrifikon’ veten për Shkëlzen Berishën: Ai s'ka asnjë lidhje me mua dhe Gërdecin, gjykata e ka thirrur kot

 

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur pas seancës në GJKKO për Gërdecin, ku u pyet për herë të parë edhe Shkëlzen Berisha. Mediu tha se Shkëlzen Berisha nuk ka lidhje me Fatmir Mediun në raport me këtë proces.

Mediu hodhi akuza se ky proces është një lojë mediatike dhe se sipas tij nuk po i shërben zbardhjes të se vërtetës.

Fatmir Mediu: U duk qartë dhe nga dëshmia e Shkëlzen Berishës se ai nuk ka lidhje me Fatmir Mediun. Asnjë marrëdhënie në raport me këtë proces.  Ky proces në mënyrën si po e zhvillon prokuroria, duke thirrur dëshmitarë që kanë lidhur më çështjen, dhe duke mos pasur mundësinë për të dëgjuar dëshmitarë që kanë pasur lidhje me çështjen, po e kthejnë këtë në një proces alogjik. Është lojë mediatike që nuk i shërben qëllimit dhe të vërtetës në raport me Fatmir Mediun. Jo vetëm e ka hap në mënyrë të paligjshme, por duket qartë që i mungon interesi për t’i shkruar deri në fund të vërtetës. Të thirren të gjithë dëshmitarët të japin dëshminë e tyre, edhe ata që nuk ndodhen në Shqipëri. 

Mendoj që shumë e rëndësishme të rithirren personalitete ushtarake. Ekipet kanë qenë me zyra permanente në ministrinë e Mbrojtjes, kanë punuar në nivelin politik me ligjbërjen me strategjitë e demontimit, dhe zbatimin e të gjithë akteve që forcat e armatosura të kenë nivelin për tu bërë pjesë e NATO-s.

Po ashtu personalitet e SHAB dhe ministrat që unë kam kërkuar që të thirren, ne do ta kishim si një vlerësim për të parë deri në fund për të shmangur çdo lloj keqkuptimi për ndarjen e rolit të civilëve dhe ushtarakëve, përndryshe do ecnim me konceptin e vjetër se ushtria është e partisë, dhe partia bën sit ë dojë.

Thirrja e Shkëlzen Berishës? Ai nuk ka asnjë lidhje me Fatmir Mediun në raport me këtë proces, insinuata të qëllimshme që janë ngritur qëllimisht, pa dashur të shkohet drejt të vërtetës. 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët