TIRANE-Sot kur kanë kaluar 6 vjet nga tragjedia e Gërdecit, qeveria e kryeministrit Rama, e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, premton se do rehabilitojë dhe të rikthejë një realitet tjetër i cili u krijua nga keqmenaxhimi, keqpërdorimi dhe abuzimi i qeverisë së kaluar me biznesin e demontimit të municioneve.
“Ne duhet ta përkujtojmë këtë ditë për të mos u kthyer më kurrë, për të mos u bërë më kurrë ato gabime dhe abuzime që u bënë me ligjin, që u bënë me të drejtën për të jetuar, që u bënë me të drejtën për të punuar, në kushtet e një vendi i cili nuk meritonte të kishte këtë përgjigje që mori, por kishte një qeveri e cila keqmenaxhoi, keqpërdori dhe abuzoi me një biznes të tillë. Sot ka akoma disa procese gjyqësore të pambyllura. Qeveria do të bëjë atë çka është më e mira për qytetarët e bizneset e dëmtuara këtu,” tha ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila ishte sot në Gërdec. Aty ku 15 mars 2008, shpërthimi i një punishteje të demontimit të municioneve, e licencuar nga shteti i mori jetën 26 personave, mbi 300 u plagosën ndërsa mijëra banesa dhe biznese u dëmtuan.
Sot pas 6 vitesh, zona mbetet ende një nga hot spotet më të rrezikshme, ndërkohë që familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura. Të tjerë kërkojnë dëmshpërblim për mbetjen të gjymtuar e prishjen e shtëpive.
Ministrja premtoi se sot që PS është në qeveri do të bëhet më shumë dhe primare është reformimi i një pushteti i cili nuk ka qenë nga ana e të drejtëve.
“Jemi këtu për të reformuar një pushtet që jo domosdoshmërisht ka qenë nga ana e të drejtit. Po e vëzhgojmë nga afër. Kemi bërë shumë në opozitë dhe akoma më shumë do bëjmë tani në qeveri. Shteti ligjor është vënë në pikëpyetje sepse ka korrupsion dhe nuk është në atë që meriton dhe aspiron të marrë statusin vendit kandidat. Ka nevojë për reforma dhe ristrukturim e riformatim të proceseve e ligjeve. “- tha Kodheli.
Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se Gërdeci vazhdon të mbetet një hot-spot dhe do të vazhdojë rehabilitimi i zonës.
“Jemi në një nga vendet që nuk do të harrohen lehtë për shkak të trishtimit që shkaktoi shpërthimi i Gërdecit me 26 të vrarë, qindra të plagosur. Ne e konsiderojmë sot Gërdecin një hot spot që akoma duhet të pastrohet. Janë rreth 68 mijë mera katrorë akoma për tu rehabilituar, ndërsa janë rehabilituar 7 mijë metra katrorë. Janë parë me mjete kërkuese 25 % e gjithë zonës së dëmtuar apo problem me risk. 30 % e zonës që është parë me sy por nuk është verifikuar me mjetet mina kërkuese. Ne po merreme intensivisht. 25 pjesëtarë të Forcave të Armatosura përballen me këtë situatë,” tha Ministrja e Mbrojtjes.
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com