Gërhisni natën? Specialisti Ylli Merja tregon sekretet e një nate për gjumë të qetë dhe zero gërhitje. Ja cili është trajtimi ideal përmes bimëve mjekësore

Gërhitja është një tingull që krijohet nga vibrimi i indeve të hundës ose fytit gjatë frymëmarrjes kur personi është duke fjetur. Rreth gjysma e njerëzve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre. I pyetur sesi ndodh gërhitja, specialisti Merja u përgjigj: Thahet shpesh mukoza e hundës, mbyllet kaviteti, nuk mbushet mushkëria me ajër dhe njeriu do që të hapë dhe gojën. Ndërkohë, ajo gjuhëza që është brenda fillon të vibrojë dhe shfaqet gërhitja.

Disa nga shkaktarët që ndikojnë te gërhitja janë: sëmundjet virusale, deformimi i septumit nazal, obeziteti dhe ngushtimi i faringut nga depozitimi i dhjamit në qafë, alergjitë e rrugëve të frymëmarrjes, alkooli ose duhani si dhe prania e parazitëve në organizëm mund të na çojë në gërhitje të forta gjatë natës.

Gërhitja mund të jetë e padëmshme, por kur ajo ndikon në cilësinë e gjumit, mund të sjellë jo pak probleme për shëndetin. Mëngjese me dhimbje koke, përgjumje, mungesë përqëndrimi gjatë ditës për shkak të mosngopjes së trurit me oksigjen, hipertension, dhimbje gjoksi janë vetëm disa nga pasojat e saj, ndërkohë që kur shoqërohet me apnea (ndërprerje e frymëmarrjes për disa sekonda), mund të jetë edhe faktor rrisku për sëmundje të zemrës. Të tjera efekte negative sipas specialistit Merja janë lodhja e mushkërive, fenomeni “nocturia” çuarja natën për urinim, obezitet dhe dhjamosje qafe.

Për ta ndaluar gërhitjen mjeku popullor Ylli Merja dha këto këshilla:

•             10-12 ditë avull për sinuset

•             Vendosim vaj sinumer çdo darkë nga 2 pika në hundë para gjumit si dhe pini në darkë 3-4 pika nga vaji sinumer. Ose vendosni në hundë 2 pika vaj dafine dhe pini 2-3 pika nga ky vaj

•             Vaj helikrisium dhe livando pihen 2-3 pika në ditë

•             Çaj boronice ose Slim tea

•             Trajtimi për parazitët

•             Çajra me bimë si dafina, ekualipsi, mëllaga e zezë, kamomili, mente.

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 30/01/2023 15:42

    Kura mo e mir me bo seks gjith naten or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'