Puna restauruese dhe konservuese në Qendrën Mesjetare Islamike, e cila ndodhet brenda Qendrës Historike, të qytetit të Beratit ka nxjerrë në dritë një pjesë mozaiku, zbukurim i një vepre ndërtimore që mendohet se i përket shek.V-VI si dhe shumë gjetje të tjera arkeologjike, të cilat do të ndryshojnë rrjedhën historike të qytetit, rreth ekzistencës së jetës jashtë kalasë së tij.
Në Qendrën Mesjetare Islamike që ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit, prej një muaji punohet në dy objekte kulti, një xhami dhe një teqe. “Xhamia Mbret” objekt i kategorisë së parë dhe “Teqeja e Halvetive”, që gëzon të njëjtin status, janë në restaurim e sipër.
Dritan Çoku specialist arkeolog pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Berat ka një muaj që po punon me zbulimet pranë objekteve që po restaurohen. Arkeologu ka ndjekur proçesin e konstatimit, gërmimit dhe ka përgatitur raportet për çdo rast dhe tashmë është në pritje të vendimit që do të merret nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.
Berati prezantohet në kërkimin shkencor nëpërmjet gjetjeve të reja. Gjatë punimeve që po kryhen për punimin dhe restaurimin e ne qendrën mesjetare islamike në qytetin e Beratit, aty u hasën mbetje skeleëtore. Gjatë gërmimeve u nxorrën në pah pjesë mozaiku shumë ngjyrësh, që mendohet të ketë zbukuruar dyshemenë e një ndërtese të periudhës së antikitetit të vonë.
Dritan Çoku, arkeolog
Gjatë punimeve që po kryen në anën e jashtme të objektit, “Xhamia Mbret”, në drejtimin jugor të saj, rreth kanaleve ku po punohej për izolimin e lagështisë së mureve, u hasën mbetje skeletore, njerëzore.
Një gjetje tjetër mjaft interesante është zbuluar gjatë adrenazhimit në Berat, një strukturë muri gjysëm harkore që ndodhet në pjesën e themeleve të teqesë së Helvetimit në Berat. Këto gjetje pasqyrojnë vlerën e monumentit e historisë së tyre, por njëkohësisht pasqyrojnë dhe plotësojnë me të dhëna historikun e Beratit.
Dritan Çoku, arkeolog
Por, zbulimi i skeletit njerëzor duket se është vetëm maja e ajsbergut, pasi zbulime të tjera janë hasur dhe që duket se do të vazhdojnë. Mozaiku deri më tani është zbuluar në një sipërfaqe prej një metër e gjysëm katror, ndodhej rreth 77 cm nën kuotën e nivelit të oborrit, është me tre ngjyra, gur ngjyrë gri, të bardhë dhe e kuqe e tullës.
Mjaft më ke kisha e xhamija! Mjaft më me pushtues dhe dhunues të historisë, traditave dhe gjuhës së shenjtë të Arbrit! Mjaft! Filloni tani të ndëroni emrat! Shqiptarët nuk mund të quhen kurrë: Xhevdetë, Bexhetë, Ismailë, Fiqretë, Selamë, Ylmi, Kostallarë, Jorgo, Janji etj Mjaft!
Përgjigjuatehere gjithnje e me shume, mendoj se religjionet qe erdhen tek ne jane si partite e sotshme, na asimiluan besimin tone, gati sa nuk na zhduken krejt.
Përgjigjuatehere gjithnje e me shume, mendoj se religjionet qe erdhen tek ne jane si partite e sotshme, na asimiluan besimin tone, gati sa nuk na zhduken krejt.
PërgjigjuTani është rasti më i mirë që muslimanët dhe krishterët e Beratit të lënë fenë e të kthehen mbë fenë e të parëve, përpara ardhjes së pushtuesve. Të falen mbë baba Tomorr, jo në kisha e xhamija!
Përgjigju