TIRANE, 9 Tetor /ATSH / - Në amfiteatrin e Durrësit dalin prova të reja arkeologjike mbi përmasat e tij të vërteta dhe cilësohet si unikal në botë.
Arkeologia Elvana Metalla, shprehet se eksepedita Italo-Shqiptare do të prezantojë rezultatet e gërrmimeve disavjeçare në këtë Amfiteatër.
Ndërsa për pedagogun e Universitetit të Kietos në Itali, prof. Marko Moderato, Amfiteatri i Durrësit ka vlera unikale dhe konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në llojin e tij në botë.
"Do të prezantojmë së shpejti dokumente të kërkimeve disavjeçare në këtë Amfiteatër, gërmime që kanë nisur që nga viti 2005. Tashmë po bëhen ndërhyrjet e fundit, në mënyrë që edhe publiku të prezantohet me rezultatet. Në të njëjtën kohë kjo është një pjesë e dokumentimit të historisë së amfiteatrit. Amfiteatri ka përreth shtëpi që na pengojnë në vazhdimin e punimeve, në të njëjtën kohë duhet thënë se ky Amfiteatër është unikal dhe ndër më të mëdhenjtë në llojin e tij në botë, i krahasueshëm me atë të Veronës", u shpreh prof. Marko Moderato.
Amfiteatri i Durrësit po vizitohet nga një numër i madh turistësh që mbesin të befasuar nga vlerat e tij historike e arkeologjike./ATSh/
/Shqiptarja.com