Gerta Gixhari i ‘kthehet’ ashpër Luizit: Kërcënimet i ka të vetat ai, po të blejë një shtëpi njëherë të fusë kokën

Gerta Gixhari i ‘kthehet’ ashpër Luizit: Kërcënimet i ka të vetat ai, po të blejë një shtëpi njëherë të fusë kokën

Gerta Gixhari

Edhe pse shpesh është përfolur se mes motrave Gerta dhe Olta Gixhari ka një ftohje që i bën të mos të flasin me njëra-tjetrën, shpesh e motra e konkurrentes së BBV i ka dalë në krah. Shpesh, Gerta ka komentuar prezencën e Oltës në BBV duke i dalë krah, po kësaj radhe ka folur për përgjigjen e Luizit ndaj saj. Së fundmi, ajo ka reaguar ashpër ndaj Luizit, por për veten e saj.

“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”. Kështu tha Luizi për motrën e Olta Gixharit pasi pa që ajo kishte thënë se marrëdhënia mes tij dhe Kiarës nuk do të funksiononte jashtë.

Në lidhje me deklaratën e këngëtarit, Gerta foli sot në "E Diell". Ajo tha se kërcënimet e Luizit nuk kanë asnjë vlerë dhe se nuk është trembur as nga burra më të fortë e më të pushtetshëm se ai.

 “Kërcënimet janë pjesë e lojës së tij. Ai është natyrë që vetëm kërcënon dhe intimidon banorët që janë aty. E kemi parë tashmë se kërcënimet e tij nuk kanë asnjë lloj vlere. Unë nuk jam trembur me burra më të fortë e më të pushtetshëm jo nga Luizi që Luizi e para punës të blejë një shtëpi një herë të fusi kokën e të zërë e gruan. Doja të sqaroja deklaratën time që kam dhënë sa i takon lidhjes Luiz-Kiara. Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundërvihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, u shpreh Gerta.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • essi: 13/03/2023 10:08

    luizit ti vish anash moj .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën