Gërvalla për The Guardian: Qëllimi i serbëve ishte pushtimi i Veriut, po zbulojmë armatime përgjatë kufirit

Gërvalla për The Guardian: Qëllimi i serbëve ishte pushtimi i Veriut, po zbulojmë armatime përgjatë kufirit

1696363235_ger.jpg

Ministrja e Jashtme e Kosovës u bëri sot thirrje qeverive perëndimore që të ndërmarrin veprime kundër Serbisë pas tensioneve të fundit të krijuara në Veri të vendit.

“Ajo që ndodhi të dielën, më 24 shtator 2023, ishte një akt i hapur agresioni i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës. Kjo është dëshmuar edhe në ditët e fundit. Autoritetet e Kosovës po zbulojnë më shumë armë dhe pajisje ushtarake në vende të ndryshme të pjesës veriore të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një deklaratë për The Guardian.

Gërvalla akuzoi Serbinë se qëndron “pas sulmit terrorist” dhe tha se “ky përshkallëzim është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin”.

“Qëllimi i këtij agresioni ishte pushtimi i veriut të Kosovës dhe imponimi i ndarjes, për të cilin qeveritarët e Serbisë kanë punuar vazhdimisht, haptas dhe në fshehtësi, me vite të tëra”, tha Gërvalla.

Ajo gjithashtu tha se teksa Kosova ishte duke u angazhuar për një dialog të mundshën në Bruksel me Serbinë, kjo e fundit "ishte duke u përgatitur për pushtimin e vendit tonë". Ministrja e Jashtme shtoi se ata duhet të shikonin veprime të qarta nga BE-ja dhe perëndimi kundër Serbisë.

"E shihni, teksa ne po angazhoheshim në Bruksel në atë që quhet një dialog normalizimi, Serbia ishte duke u përgatitur për pushtimin e vendit tonë. Vetëm falë reagimit profesional dhe në kohë të policisë sonë, sulmi terrorist nuk ka pasur sukses. Tani asgjë nuk mund të mbetet ashtu siç ka qenë. Duhet të shohim veprime të qarta nga BE-ja dhe perëndimi kundër Serbisë. Është e pakuptueshme se si Kosova ende sanksionohet nga BE-ja për zbatimin e sundimit të ligjit, ndërsa Serbia po tolerohet në agresionin e saj të stilit të Donbasit kundër një fqinji sovran", tha Gërvalla.


Lajmi kryesor:

PE sot debat të jashtëzakonshëm për sulmin në Kosovë, Kurti: Presim ndëshkimin e Serbisë! KFOR shton forcat në veri


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë