Gëzim Nika: Kur këndova për herë të parë “Shqipëri o nëna ime”, njerëzit thërrisnin “Parti Enver”

Gëzim Nika: Kur këndova për herë të parë “Shqipëri o nëna ime”, njerëzit thërrisnin “Parti Enver”

Këngëtari Gëzim Nika, në studion e Rreze Dielli

Nuk ka shqiptar në çdo cep të globit që të mos ketë dëgjuar “Shqipëri o nëna ime” nga zëri i nga një prej artistëve më të mëdhenj të muzikës folklorike Gëzim Nika. Por mbase pak kush e di, se si “Fjalët e qiririt” të Naim Frashërit u shndërruan në një këngë. Vetë Nika ka treguar gjatë një interviste në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV se si mori jetë kënga ndërsa udhëtonin në një target nga Durrësi për në Trieste.

“Shqipëri o nëna imë” është një këngë që është realizuar duke shkuar në një festival në Zvicër. Kjo këngë ka shumë vlera se është bashkim gegë e toskë. Poezia është e Naim Frashërit, kompozitor Kol Susa, këngëtar Gëzim Nika, dhe ka dalë një këngë e bukur. Këtë këngë nuk e kemi pasur në program. Recitativi i parë dhe strofa është realizuar nga Kol Susa, kurse refreni është bërë në traget Durrës – Trieste. Është kënduar për herë të parë pas 36 orësh. Kënga as nuk ishte “pjek” se nuk kishte kohë.

Gwzim Nika, kwngwtar

Nika tregon se në atë festival në vitin 1989 ku “Shqipëri o nëna ime” u këndua për herë të parë shqiptarët nisën të brohorasin për Enverin por as që e kishin idenë e vuajtjeve që kishte përjetuar familja Nika si pasojë e krimeve të komunizmit.

Festivali kishte shumë shqiptarë, sidomos nga Kosova , se ne nuk kishim emigruar akoma. Pasi bëra recitativin u ndërpre kënga. Filluan me ca parrulla që më bënë përshtypje “Parti Enver , jemi gati kurdoherë”, “Enver Hoxha” , “Kosovë Republikë”. Kjo ishte në vitin 1989 dhe nuk i paragjykoj sepse ashtu ishte koha. Në fund të fundit ata nuk dinin gjë, se pot a dinin si unë, nuk e kishin bërë atë punë.  Po të dinin vuajtjet e familjes time, se kishin bërë hiç e hiç. Unë ndenja ashtu 2 – 3 minuta deri sa pushuan dhe u futa sërish në këngë. Gjëja e çuditshme në këtë këngë është se unë bëra refrenin dhe përsëritjen e dytë e ka bërë gjithë salla me mua. Dhe kjo nuk ndodh shpesh ose ndoshta  shumë shumë rrallë. 

Gwzim Nika, kwngwtar

Gëzim Nika, vjen nga një familje e persekutuar e Tropojës që për dekada vuajti pasojat e komunizmit. Vetë këngëtari tregoi se si nuk e lejuan të vazhdonte shkollën për shkak të “biografisë së keqe”.

Kam kënduar për herë të parë në vitin 1983, në Gjirokastër. Mora çmimin si këngëtari më i mirë. Mua në atë kohë s’më kishin dhën të drejtën për të shkuar as në lice, as në gjimnaz, por kam mbaruar shkollën bujqësore. Për çmim më dhuruan një vepër të shokut Enver. Kur e diktuan se jam me biografi të keqe ,më njoftuan që duhej ta ktheja se ma kishin dhënë gabim. Edhe njëherë në 1983, erdhi Ramiz Alia në Tropojë dhe më futën në program se gjithë populli më donte.  2 me kollare të shkurtër me kostumë, sigurimsat, më kapën dhe më spostuan. Më thanë “Shko ndërro rrobat dhe largohu nga këtu.

Gëzim Nika, këngëtar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët