‘Gëzimi i të kënduarit’ Historia e Besmirit dhe Luanit, dy personave me vështirësi në shikim

Tirane- Janë persona me vështirësi në shikim, ata të cilët dhuruan një atmosferë të bukur me zërin e tyre në koncertin “Tinguj që bashkojnë” te Piramida në Ditën e Kombeve të Bashkuara.

Luan Qosja 31 vjeç është pjesë e grupit koral “Joy of Singing”

Me profesion është fizioterapist, por lidhjen me muzikën e ka të hershme. Ai interpreton në piano dhe në kitarë dhe eksperimenton edhe me instrumente të tjerë muzikorë.

“Si pjesë e këtij kori jam gjetur rastësisht para dy vitesh kur jam telefonuar. Patjetër do të thoja po, por isha shumë i emocionuar duke menduar aktivitetet që do të vinin dhe duke e parë veten si pjesë e një kori. Një gjë që dikur mund ta kem menduar dhe ëndërruar dhe do të vinte dita që do të bëhej e prekshme.”

Thotë se paragjykimet nuk e kanë penguar në rrugën e tij për të ndjekur pasionin.

“Përmendet shpesh fjala paragjykim, diskriminim dhe ndoshta abuzohet duke u përmendur. Njerëzit mendojnë se kjo bëhet vetëm te personat me aftësi të kufizuar, siç është në rastin tim që jam i verbër. Por kjo mendoj është më gjithëpërfshirëse në shoqëri. Ndoshta mund të jetë më e theksuar te personat me aftësi të kufizuar, që mbase paragjykohen për shkak të injorancës më tepër sesa për shkak të dashakeqësisë.  E vetmja gjë është që të mos mbetemi aty dhe t’u japim kohë dhe energjinë për t’u marrë, por të vazhdojmë përpara që të tregojmë që është thjesht stigmë dhe paragjykim dhe jo realiteti që personat përcjellin.”

Diversë në shije muzikore, lista e këngëtarëve që pëlqen është e gjatë.

“Një këngëtar që natyrshëm më erdhi në mendje është Josh Groban. Mund të them edhe Freddie Mercury dhe grupe të ndryshme muzikore. Nuk mund të bëj ndarje me thikë, por shijet e mia bëjnë pjesë shumë rryma, këngëtare e grupe muzikorë, pavarësisht se mund të anoj pak te klasikja, balada ose një pop-rock i thjeshtë.”

Besmir Sulaj, 32 vjeç, pjesë e të njëjtit kor  me vështirësi në shikim, është muzikant profesionist, punon në një ansambël dhe zhvillon kurse kantoje e pianoje.

 “Duhet të jesh me ritmin e tregut, të kohës që të jesh gjithmonë në majë. Normalisht ka dhe vështirësi të tjera sepse është përgatitja për këtë lloj profesioni. Dikush që ka disa probleme, specifika të tjera i duhet dyfishi ose trefishi i përgatitjes dhe punës për të bërë këtë që bëjmë ne sot. Është gjithmonë pasioni që i bën njerëzit ta kthejnë në profesion. Unë muzikën, artin e kam dashur gjithmonë dhe jam munduar që të jem pjesë e tij në forma të ndryshme.”

Në koncertin e së enjtes, si pjesë e “Joy of Singing”, ata sollën mes të tjerash edhe muzikë tradicionale qytetare shqiptare.

“Tinguj që Bashkojnë” solli për të pranishmit një performancë të AJS Quartet, drejtuar nga Gent Rushi, duke sjellë një kombinim harmonik të Jazz dhe Ethno Jazz. Në vijim performuan Kori i Tiranës, të cilit iu bashkua kori ‘Joy of Singing’, një grup i përbërë nga persona me vështirësi në shikim, dhe kori i Fëmijëve.

Programi përfshinte një larmi stilesh muzikore, nga Jazz, Pop dhe Pop Classic deri te Gospel dhe muzika tradicionale qytetare shqiptare me repertor të veprave të artistëve të mëdhenj.

Koncerti erdhi nën drejtimin e dirigjentes Suzana Turku, me regji nga Militiadh Kutali, skenografi nga Beqo Nanaj dhe orkestrime nga Jusiald Xhani.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet