Artistët mesazhe optimiste me art nga shtëpia: Do t’ia dalim, qëndroni në shtëpi për prindërit dhe gjyshërit tuaj (VIDEO)

Brenda edhe jashtë vendit, artistët shqiptarë këto ditë gjenden të vetizoluar. Megjithatë, ata nuk reshtin që të sjellin me artin e tyre për publikun në shtëpi, nota optimiste. Nuk mungojnë këngët, poezitë apo edhe ariet më të njohura botërore, që këto ditë artistët tanë i sjellin në rrjete sociale, por edhe për “ReportTV”.

Arlinda Morava nga Bukureshti i Rumanisë, Besa dhe Elhaida Dani nga Franca, por edhe artistët si Besmir Sulaj, Lirza Zaloshnja apo Merita Çoçoli nga Shqipëria bëjnë thirrje që në këto momente të vështira shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Aktorët e Teatrit të Prishtinës këndojnë këngën e shfaqjes më të duartrokitur për sezonin, “Karnavalet e Korçës” (VIDEO)

Artistët e Teatrit Kombëtar të Kosovës gjatë këtyre ditëve që gjenden të vetizoluar në shtëpitë e tyre kanë zgjedhur që të këndojnë për publikun këngën hyrëse edhe përmbyllëse të shfaqjes “Karnavalet e Korçës” me regji të Altin Bashës. Kënga e udhëhequr nga Trimor Dhomi, prezantohet me shumë dashuri nga të gjithë artistët nga karantina.

Ndërsa, pjesa hyrëse e këngës u këndua në një video të përbashkët nga artistët në Ditën Botërore të Teatrit (27 Mars), për shkak se shfaqja “Karnavalet e Korçës” ishte parashikuar që të ngjitej në skenë në këtë datë.

Artistët që këndojnë janë: Ilire Vinca, Luan Jaha, Qendresa Kajtazi, Ernest Malazogu, Muhamet Zeka, Ermal Sadiku, Ylber Bardhi, Molikë Maxhuni dhe Besart Sllamnik.  

Ora 11:19
Mjekja shqiptare në Itali, Romina Selenica: Luftoni dhe mposhtini frikën, sepse bashkë do t’ia dalim (VIDEO)

Mjekja shqiptare, Romina Selenica, e cila jeton dhe punon në Itali, përmes një video-mesazhi u kërkon të gjithë shqiptarëve që të mos ndalin së luftuari, por të mposhtin frikën dhe të kenë shpresë, sepse të gjithë bashkë mund t’ia dalim, të mposhtim virusin dhe të ndihmojmë ata njerëz, që në këto momente kanë nevojë për ndihmën e mjekëve.  

“E di që ju në Shqipëri keni më shumë se dy javë që luftoni, ndërsa ne në Itali më shumë se një muaj. Por, luftëtarët e vërtetë nuk jemi vetëm ne bluzat e bardha. Luftëtarët e vërtetë sot keni treguar se jeni ju me ndërgjegjësimin tuaj. Ju luftëtarët e heshtur që rrini në shtëpi, edhe na jepni ne mundësinë që të kurojmë ata që janë të prekur nga virusi, duke mos rritur numrin e të prekurve. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju. Por, unë kam një mesazh për ju, sot nuk duhet që të lini vetëm virusin jashtë derës suaj, por edhe frikën. Dua që secili nga ju të ketë forcë edhe shpresë, sepse jam e bindur që do t’ia dalim. Kështu bashkë do të luftojmë këtë armik dhe do të mundohemi, që sa më pak jetë të sakrifikohen. Ju lutem, kini shpresë edhe mposhtni frikën. Së bashku do t’ia dalim. Le t’u japim kohë bluzave të bardha që sot të kurojnë ata pacientë që kanë nevojë, për kura specifike, për kohë edhe për të lënë atë strukturë spitalore. Le të mos të sëmuren të tjerë. Ju lutem, qëndroni në shtëpi, me optimizëm, shpresë edhe forcë, do t’ia dalim!”, përfundon mjekja shqiptare në Itali, Romina Selenica.

Ora 11:15
Elhaida Dani bëhet nostalgjike, këndon “S’je më” (VIDEO)

Këngëtarja Elhaida Dani e cila prej 20 ditësh është vetizoluar në Francë. Megjithatë ajo i është rikthyer muzikës shqiptare me këngën “S’je më”, për të shprehur mallin që ka për familjen edhe shoqërinë e saj në Shqipëri

“Nuk e di ju, por unë dita-ditës po bëhem nostalgjiike. Më merr malli për familjen time, për mamin, babin, mbesat e mia, shoqen time të ngushtë, më merr malli të ndaj dy fjalë shqip me këdo. Dhe kur ndihem kështu, kthehem tek muzika shqiptare, edhe kjo është ajop këngë shqiptare që tek unë ka lënë më shumë shenja. Kjo është ajo këngë që më ndryshoi jetën , pa pritur edhe më bëri të kuptoj, që nuk ka rëndësi se ku ke lindur, sa peshon, çfarë dialekti flet, nëse e do diçka në jetë edhe e ëndërron , e punon pa limit, ajo ëndërr bëhet realitet”.

Ora 11:13
Sezoni i karantinës, Besa këndon “C’est la vie” (VIDEO)

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila jetën e saj e ndan mes Francës dhe Shqipërisë ka zgjedhur që gjatë këtyre ditëve të vetizolimit të këndojë këngën “C’est la vie”. Kënga e realizuar për 8-Marsin, ka në qendër dhunimin e gruas në familje

Ora 11:10
Interpreton “Anës lumenjve” e Fan Nolit, aktroja: Se pas dimrit, vjen një verë (VIDEO)

Aktorja Merita Çoçoli, që këto ditë po qëndron e vetizoluar në Korçë ka zgjedhur që të interpretojë poezinë e Fan Nolit për t’u bërë thirrje tërë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

 

Ora 11:08
Sopranoja Arlinda Morava: Pas çdo furtune del dielli, qëndroni në shtëpi (VIDEO)

Sopranoja Arlinda Morava nga shtëpia e saj në Bukuresht të Rumanisë ajo u kërkon të gjithë bashkatdhetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar virusin që ka pushtuar mbarë botën.

Ora 11:06
“Po të jemi bashkë ne të dy”, baritoni : Duke qëndruar në shtëpi, mbrojmë jetët tona (VIDEO)

Baritoni Besmir Sulaj përmes këngës “Po të jemi bashkë ne të dy” u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, për të mbrojtur prindërit dhe gjyshit e tyre

Ora 11:05
Violinistja Lirza Zaloshnja: Pas gjithë kësaj, uroj të bëhemi njerëz më të mirë! (VIDEO)

Instrumentistja Lirza Zaloshnja bën apel që gjatë kësaj periudhe të gjithë ata njerëz që gëzojnë shëndet të plotë të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa këtë sfidë që po kalon mbarë shoqëria njerëzore, ajo e konsideron një moment reflektimi që nesër çdo individ të di të bëhet  njeri më i mirë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ruku: 29/03/2020 11:24

    Ik me keta artista palaco.. ti shikosh ne Dhermi si bejne! Sikur kane kapur qiellin me dore komplet fallco.. he na tani!! Kur jeni mire s'flisni,tani na beni libim kot.. se nuk di populli do marri mendje nga ju palacot .. shkkkuuuuuu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'