Dje në mbrëmje presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar një darkë në një hotel në kryeqytet me pjesëmarrësit në veprimtarinë “Mëngjesi i Lutjeve”.

Politikanët nuk janë kursyer fare por ia kanë marrë valles duke kërcyer dhe dëfryer, mes tyre edhe presidenti Meta dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, nën ritmin e këngës “Gëzuar Baftjar”. 

Në pamje duket edhe kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe republikani Fatmir Mediu, ky i fundit duke kërcyer me Metën dhe Lu-në. Darka e organizuar nga kreu i shtetit u mbajt vetëm pak orë pas protestës së opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku u kërkua dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa tubimi u shoqërua edhe me incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit.