Së shpejti këngëtarja italiane e pop-rokut, Gianna Nannini do të nisë turin e saj “Inno Tour”.

Këngëtarja e njohur e rrokut italian, do të nisë këtë projekt të ri duke dhënë koncerte në vende të ndryshme të Italisë.

Ndërkohë ajo është bërë nënë në moshën 58 vjecare, duke sjellur në jetë vajzën e saj Penelope, të cilën do ta ketë me vete në turin italian


nannini

nannini

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ishte e ftuar në talk show-n italian “Le Invasioni Barbariche”, të moderatores Daria Bignardi.

Një intervistë e qetë dhe interesante ka qenë ajo e zhvilluar ndërmjet Bignardit dhe Nannini-t, e cila në disa raste e ka pyetur për të shkuarën e saj te trazuar.

E tillë ka qenë dhe ajo e “legjendës”, se Nannini ka bër dashuri me tetë meshkuj njëkohësisht.

Përgjigjia e kengëtares i ka shokuar të gjithë: “Po, është e vërtetë, në anët e mia në atë kohë nuk bëhej gjë tjetër. Di që kanë qenë vitet 70-të dhe mund të them se në rini jam argëtuar shumë”.

Përveçse një këngëtare mjaft e njohur në Itali, Nannini është një këngëtare e pëlqyer dhe e dëgjuar edhe në Shqipëri. Refrenet e saj dëgjohen shumë shpesh lokaleve të tiranës dhe në playlistat e radiove shqiptare.

(b.t/shqiptarja.com)