VIDEO/ 'Dua të bëjmë një treshe' Skandali i partnerit të Melonit, kryeministrja italiane i jep fund pas 10 vjetësh martesës së saj: Me rëndësi është vetëm vajza jonë

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka zbuluar se është ndarë nga partneri i saj Andrea Giumbruno. Meloni ka kaluar gati një dekadë me partnerin e saj ndërsa kanë një vajzë 7-vjeçare së bashku.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministrja italiane përmes një statusi në rrjete sociale ku shkruan se i intereson vetëm vajza e saj.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Shtigjet tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë këtë”, thuhet në postimin e Melonit.

“Unë do të mbroj atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. Ps. të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”, ka shkruar tutje ajo.

E gjithë ‘drama’ ndodhi si pas një skandali në televizionin italiane ‘Stiscia la notizia’ publikoi një video ku Andrea Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:

Bashkëshorti Melonit- Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza- Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

Bashkëshorti i Melonit- Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta...

Biseda, e cila më shumë ngjason me një monolog obsesiv sesa një dialog, kulmon kur i quan marrëdhëniet intime 'ekip'

 " A do t'i bashkohesh ekipit tonë? “- tha ai.

Kur kolegët meshkuj i bëjnë thirrje Giambrunos  të ketë kujdes se çfarë thotë sepse “Striscia la Notizia” po e ndjek, ai përgjigjet në mënyrë të pahijshme:

“Po çfarë thashë djema? Ejani tani, ne qeshim dhe bëjmë shaka. Po vijmë nga pandemia. 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • oja: 20/10/2023 15:46

    Eh, zoti krye minister duhet te sakrifikoi per ça do lloj kerkese qe mund te ket Melonia kur te vij prap ne Tirane , pergjigjiu Edi se e ben per atdheun , edhe po te kerkoi dyshe ose ma shum se dy sakrifikohu ????????????

    Përgjigju
  • Fadili: 20/10/2023 15:23

    O Rame ngele tu i nda te gjithe me opozite me Melon! Ça bon mor burre!!

    Përgjigju
  • vlonjati: 20/10/2023 09:11

    Sa erdhi ne Tirane Meloni dhe mbas njohjes me Ramen e ndau burrin ! Tani te presim si do veproje Rama me linden.

    Përgjigju
    • Erlis: 20/10/2023 15:25

      Sjell mbaresi ky i yni… kush takohet me te e ha.????

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok