Giorgia Meloni në Shqipëri, Kledi Kadiu: I gëzuar që dy “shtëpitë” e mia kanë marrëdhënie të mira

Giorgia Meloni në Shqipëri, Kledi Kadiu: I gëzuar që dy “shtëpitë” e mia kanë marrëdhënie të mira

Balerini Kledi Kadiu është një prej qindra shqiptarëve të anijes Vlora që iknin nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Itali.

“Që Italia dhe Shqipëria, dy vendlindjet e mia, kanë marrëdhënie të mira, vetëm mund të më kënaqë. Në Itali e gjeta shtëpinë time të dytë përmes kërcimit, por kam ende shumë lidhje me Tiranën ku jetojnë prindërit e mi dhe ku shkoj shpesh“ shprehet Kledi Kadiu, balerini dhe koreografi shqiptar, duke komentuar pushimet e shkurtra të kryeministres italian Giorgia Meloni në Vlorë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

I lindur në Tiranë, Kledi gjeti popullaritet në Itali falë programit “Amici di Maria De Filippi. Në Itali tashmë ka krijuar familjen e tij ku jeton me bashkëshorten Charlotte Lazzari dhe fëmijët Gabriel dhe Lea.

Këtë verë bregdeti shqiptar u kthye në destinacion turistik i italianëve në këto ditë pushimesh verore.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja