E luftoi betejën me tumorin me kurajë dhe dinjitet. Derisa zemra e tij pushoi. Vdiq Giorgio Faletti 63 vjeç. Kishte pak muaj që kishte marrë vesh mbi sëmundjen e tij dhe prej pak javësh ishte kthyer nga Los Angeles, ku i ishte nënshtruar kurave në një qendër të specializuar për tumoret.
Pikërisht dje në faqen e tij në Facebook shkruante: "Ndodh që të imagjinosh të vërtetën është shumë më keq sesa të dish një të vërtetë të hidhur. Siguria mund të jetë dhimbje, por pasiguria është agoni"".
Faletti lindi në Asti në 25 nëntor të vitit 1950. Me të zhduket një figurë unike e pazëvëndësueshme, një njeri me një shkathtësi autentike artistike. Sepse Faletti ishte humorist, aktor, këngëtar, shkrimtar, kompozitor i muzikës dhe i teksteve, skenarist, madje dhe piktor. Përralla e popullaritetit të tij nisi nga ironia groteske e tij, nga ajo e shakave surreale të fiksuara në memorien televizive të "Drive in", në mesin e vitet '80, kur interpreton Vito Catozzo-n dhe të tjera "maska" paradoksale të kohës.
Një karrierë e ndërtuar mes ngritjeve të papritura e të improvizuara si ajo e vitit 1994, kur Faletti hoqi maskën e komikut, dhe u prezantua në Sanremo me këngën "Signor Tenente", një denoncim prekës për forcat e rendit në Itali duke ju referuar ngjarjeve dramatike të masakrave të Capaci dhe Via D'Amelio.
Muzika si një jetë e dytë, herë si protagonist (5 albume të publikuara) ashtu edhe si shkrues tekstesh në bashkëpunim me Fiordaliso dhe mbi të gjitha me Angelo Branduardi, për të cilat vuri firmën e tij teksteve të "Il Dito e la Luna" dhe dy këngëve të albumit best- seller "Camminando Camminando".
Më pas suksese të mëdha editoriale dhe kthimi në kinema, edhe një herë me "Cemento Armato e Notte Prima degli Esami".
Me të ikën një prej personaliteteve më të rëndësishme të botës së spektaklit italian, që kapërceu brezat dhe la pas tij një pasuri të vyer emocionesh.
/Shqiptarja.com