Giovanni Colella konfirmon 3 mungesat e Partizanit: Janë edhe 30 pikë, mund të rrëzohemi nga Superliga

Giovanni Colella konfirmon 3 mungesat e Partizanit: Janë edhe 30 pikë, mund të rrëzohemi nga Superliga

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Teuta dhe Partizani luajnë nesër në 18:00 në "Niko Dovana" për javën e 27-të në Superligë. Të kuqtë udhëtojnë në Durrës si kryesues të Superligës, teksa për mediat para ndeshjes, trajneri i "Demave" ka konfirmuar tre mungesat. Telushi, Maget dhe Atanaskoski nuk do jenë të gatshëm, teksa edhe Matondo që ka qenë në grumbullim me Kongon duket se nuk ia ka dalë të kthehet në kohë. Italiani Giovanni Colella thotë se në lojë janë 30 pikë, me të tijtë që rrezikojnë edhe qëndrimin në elitë.

“Situata është në përgjithësi e mirë, futbollistët që ishin dëmtuar nuk janë gati, Telushi, Maget dhe Atanaskoski nuk do të jenë ndaj Teutës. Premtoj që do të grumbulloj 21 lojtarë dhe do të hedh në fushë 11.

Kundërshtari? Teuta ka grumbulluar më shumë pikë për këtë fazë, është një kundërshtar i nivelit të lartë. Flas për skuadrën time pasi për ata nuk mund të flas, por është një kundërshtar që ka grumbulluar shumë pikë. Përsa i përket skuadrës tonë kemi gjetur një stabilitet nga janari. Nesër do të jap një përgjigje për Matondon. E rëndësishme që për një lojtar është të dijë të sillet, një lojtar që luan për Kombëtaren ka merita të mëdha dhe duhet të vlerësohet masivisht, mua më intereson se si ky lojtar luan për Partizanin. Nuk kemi asnjë problem fizik përsa iu përket futbollistëve.

Gara? Po bëj profesorin e matematikës, 10 ndeshje janë 30 pikë, edhe mund të biem, do vazhdoj të mendoj që për garën për titull s’jemi vetëm ne dhe Tirana, por dhe ekipe të tjera, ndoshta pas 4-5 ndeshjesh mund të them diçka tjetër”, tha Collela.

Me 44 pikë pas 26 javëve, Partizani kryeson së bashku me Tiranën Superligën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë