Gixhari:S'jam e shëndoshë më
deformuan fotot, jam si Monroe

Gixhari:S'jam e shëndoshë më<br />deformuan fotot, jam si Monroe
Pas një përfshirjeje të bujshme në botën e spektaklit, aktorja Olta Gixhari rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar për të luajtur komedinë “Tri motrat” të Çehovit me regji të Hervin Çulit.

Prej më shumë se dy vjetësh, imazhi i saj “ka pushtuar” faqet e shoubizit. Nisi me një epitet, ku disa media e quajtën “Marlyn Monroe” shqiptare.

Olta Gixhari, me sa duket e joshur edhe vetë paksa prej këtij epiteti ka publikuar mjaft foto të stilit alla Marlyn Monroe në facebook-un e saj dhe në disa revista.

Kur e sheh nga afër fytyrën e ëmbël dhe gazmore me tiparet e një vajze më të vogël se mosha e vet, nuk vërehet ndonjë shenjë rebelizmi si i Marlyn Monroe, por Gixhari është një aktore e bukur.Fama duket se i ka prishur punë. Sipas saj kanë nisur disa thashetheme që e kanë lënduar. “Më vihen në gojë nga mediat fjalë që s’i kam thënë, dhe që më vjen turp kur i dëgjoj edhe vetë”, thotë ajo.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin