TIRANË - Urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Francesco Becchettit do të mbetet në fuqi. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Lartë që ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit për heqjen e masës së sigurisë ndaj tij.
Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të lërë në fuqi arrestin ndaj biznesmenit italian dosja e të cilit tashmë ka përfunduar në gjykatë me 4 akuza përfshi dhe pastrimin e parave.
Becchetti dyshohet se me skemën e mashtrimit për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit arriti t'i marrë mbi 200 milion euro ortakut të tij Deutch Bank.
Prej shkurtit 2015 Becchetti ka lënë Shqipërinë për tu fshehur në Londër aty ku pas ndalimit nga policia është në një proces gjyqësorë për tu ekstraduar drejt Shqipërisë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com