Banorët e Lezhës pranë lumit Gjadër janë shprehur të frikësuar nga situata e rënduar. Banorët gjithsesi pohojnë se përballen me këtë situatë çdo vit, sa herë ka reshje me intensitetet të lartë.
“Sot natën nga ora e tre ka dalë lumi nga shtrati. Gjithë ky ujë që ka rënë nga do shkojë, o do përmbytë shtëpitë ose tokat. Ka bërë dëme shumë.” – tha një banor.
Një tjetër banor u shpreh se pavarësisht se kanë kryer disa punime për të përballuar situata të tilla, situata është e pashmangshme për shkak të natyrës.
“S’më ka hyrë uji brenda në shtëpi po në ujë jam. Sa herë ka dimër ndodh kjo. Kanë punuar boll po nuk kanë çfarë bëjnë se e ka natyra.”- tha një tjetër banor.
Ndërkohë, një banore u shpreh se mbrëmjen e furtunës i kishte hyrë uji në banesë.
“Natën e furtunës na hyri uji brenda. Frikë kemi por çfarë të bëjmë.”- tha një banore.
Për pasojë është bllokuar rruga Gjadër-Zojz, si dhe uji ka shkuar shumë pranë banesave.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Përmirësohet situata në Lezhë e Shkodër! Mbi 4 mijë hektarë tokë e qindra banesa nën ujë! Janë evakuuar 318 banorë (Video)
