Gjak në kapele, Policia pranë
zbulimit të vrasësit të Bardhës

TIRANE - Policia mund të jetë shumë pranë zbulimit të vrasësit të Fatbardha Tafës, 38-vjeçares së vrarë tre ditë më parë te zona e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë. Burime policore bënë të ditur se në rrobat e një prej të dyshuarve të këtij krimi janë gjetur disa gjurmë gjaku.

Policia ka dërguar për ekspertizë në laborator një kapele me gjak, e cila burimet shtuan se iu gjet të dyshuarit në banesën e tij. Nëse nga analizat do të rezultojë një përputhje mes këtyre njollave dhe grupit të gjakut të viktimës apo motrës së saj që mbeti e plagosur, është gati automatike ngritja e akuzave ndaj personit të dyshuar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Përveç tij, gjatë 48 orëve të fundit forcat e rendit kanë shoqëruar mbi 200 persona të tjerë. Nga këta janë veçuar 30 të dyshuar ndërsa aktualisht numri është reduktuar në 10 persona. Mes këtyre të fundit, dyshimet më të mëdha bien mbi personin të cilit iu gjet kapelja e gjakosur.

Për kë jep informacion të dobishëm në arrestimin e autorëve, Policia ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh. Grupi hetimor mund të kontaktohet përmes numrit pa pagesë 129, ose numrit celular 0694104111.

Fatbardha Tafa humbi jetën tre ditë më parë kur, ndërsa ecte e shoqëruar nga e motra Lumturie Gjana dhe fëmijët, u sulmua nga dy persona që më pas u larguan me motor. Ata u përpoqën t’i merrnin varësen e floririt por reagimi i dy grave i ka shtyrë që të përdornin thikën, që plagosi Lumturien ndërsa rezultoi fatale për motrën e saj Fatbardhën.

(ar/im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Dosja e aferës 'Partizani', SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 Shkurtit: Do udhëtojë drejt Gjermanisë, e ka ftuar CDU

Dosja e aferës 'Partizani', SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 Shkurtit: Do udhëtojë drejt Gjermanisë, e ka ftuar CDU