DURRES – Arrestohet autori i vrasjes së Marie dhe Kolë Qukajt, 34-vjeçari Arian Prroj. Kjo vrasje bëri bujë muaj më parë për natyrën e saj gjakmarrëse dhe hakmarrëse. Arian Prroj u arrestua nga Policia Kufitare e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për vrasje me paramendim.
Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se "në datë 16 mars 2013, rreth orës 17:30, gjatë përpunimit të pasagjerëve të tragetit “Michela” të linjës Ancona – Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit kapën shtetasin në kërkim Arjan Prroj, 34 vjeç, lindur e banues në Shkodër. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër për "Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim" dhe "Armëmbatje pa leje".
Shtetasi në fjalë dyshohet se më datë 14 qershor 2012, rreth orës 15.40, për motive hasmërie, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (vëllezër me njëri-tjetrin), kanë vrarë në fshatin Kir, Shkodër, shtetasit Marije Qukaj, 17 vjeç dhe Kolë Qukaj, 70 vjeç, banues në fshatin Kir. Shtetasi në fjalë iu dorëzua për veprime të mëtejshme proceduriale, shërbimeve të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kush ishte 17-vjeçarja, që u vra për një burim uji