TIRANE - Të jetosh dhe në të njëjtën kohë të mos jetosh! Apo Të jetosh sa për të thënë, kjo është çështja e pesë persona që ushqehen, marrin frymë, por që thuajse i kanë shkëputur marrëdhëniet me botën e jashtme. Kjo është jeta e familjes Ziza të cilët që prej 5 vitesh janë të ngujuar në banesën e tyre nga frika e gjakmarrjes.
Nga frika se një ditë do të dalin për të shkuar në punë, do të dalin për të blerë diçka, apo për të pirë një kafe me miqtë e tyre, dhe nuk do të kthehen më në shtëpi. Që prej burgosjes së djalit të vogël të familjes, Shpëtimit, i cili u shpall fajtor për një vrasje, familja Ziza jeton brenda një burgu, por jo shtetëror.
“Që kur futën Shpëtimin në burg, u detyruam të largoheshim nga shtëpia jonë në Peshkopi nga frika e gjakmarrjes. Më kërcënuan se do më vrisnin djalin tjetër, nuk mund të rrinim më në atë qytet” thotë Melita, nëna e Shpëtim Zizës. Shpëtim Ziza u akuzua dhe u shpall fajtor në vitin 2009 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10 vjeçarit Bekim Cenga.
“Unë e di që nuk e ka vrarë Shpëtimi. Ai nuk mund ta bënte një gjë të tillë. Unë i njoh vrasësit, dhe Shpëtimi mori përsipër fajin që të mbronte familjen. Ai nuk ka vrarë njeri” thotë Melita Ziza. Familja Ziza jeton në periferi të Tiranës, në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe në një shtëpi që nuk e ka të sajën.
Pesë personat e kësaj familje e shtyjnë muajin vetëm me 29 mijë lekë të vjetra që Bashkia e Tiranës u a jep si asistencë. “Përveç asistencës nuk kemi asnjë të ardhur tjetër. Që pas burgosjes së Shpëtimit im shoq nuk do t’ia dijë më për ne. Ai është jashtë shtetit dhe nuk ka bërë sajë telefonat për të na pyetur si jemi.
Jo më pastaj më pastaj të kujdeset për ne” thotë Melita Ziza me lot në sy. Drama e familjes vazhdon edhe me faktin që asnjë nga personat nuk mund të punojë.Ca prej frikës së gjakmarrjes, ca nga nami i keq që mbiemri i tyre ka marrë pas burgosjes së Shpëtimit, djalit të vogël.
Melita vazhdon rrëfimin e saj duke thënë se asnjëri prej tyre nuk punon, dhe askush nuk i mbështet. “Djali nuk mund të punojë pasi ka frikë se mos familja Cenga kërkon të marrë gjakun. Edhe në rastet e rralla kur del nga shtëpia del gjithmonë i shoqëruar. ajza ka punuar disa kohë, por që në momentin që e morën vesh nga cila familje vinte nuk e morën më në punë.
Unë jam sëmurë dhe nuk mund të kryej dot punë fizike. Jemi në një gjendje shumë të keqe dhe askush nuk na ofron ndihmë. Nuk dimë çfarë të bëjmë. Jemi të vdekur brenda katër mureve” thotë ajo. Djali i saj i madh Saimiri, i cili është 27 vjeç, shumë shpejt do të bëhet babai i një fëmije, që pritet t’i shtohet kësaj familje.
“Nusja e djalit është shtatzënë, është në muajin e nëntë. Po edhe për fëmijën na kanë thënë që është me probleme” thotë gruaja. Por vuajtjet duket se nuk të sosur për familjen nga Peshkopia. Vajza e vetëm e familjes Rabia, u nda nga i shoqi i saj për arsye e gjakmarrjes. Ajo u nda kur ishte dy muajsh shtatzënë”.
Vajza më është ndarë nga burri. Ai iku dhe e la kur ne filluan të na kërcënonin se do të na vrisnin. Rabia ishte në atë kohë 2 muajshe shtatzënë. Kur i shoqi e ndau. Tani mbesa është 3 vjeç. Babai i saj nuk kujtohet fare për të” rrëfen 52 vjeçarja. Në një familje ku askush nuk punon edhe situata ekonomike është e vështirë, ata jetojnë në kushte e një mbijetese dhe të zhytur në borxhe.
Melita, e cila asnjëherë nuk ka ditur të buzëqeshë për pesë vite rresht tregon “Jemi të zhytur në borxhe, mund të kemi mbi 4 milionë lekë borxhe. Por tashmë askush nuk na jep më”. Ajo rrëfen se askush nuk i ka ndihmuar, na kanë ardhur organizata të huaj dhe nga këto këtu në vend, por askush deri tani nuk na ka ndihmuar.
Melita tregon, se atë dhe vajzën e saj kanë tentuar ti vrasin, por ato kanë shpëtuar. Ndërsa kur e pyesim për Shpëtimin, ajo e brengosur tregon “ Ai ka tentuar disa herë të vrasi veten në burg. Ka prerë damarët, ka vendosur çarçafin në fyt për tu varur, ka tentuar të arratiset. I gjithë trupi i është bërë lakër” tregon nëna e Shpëtimit.
HISTORIA
Nëna: Djali im nuk është vrasës, atë e kanë vrarë të tjerët
Shpëtim Ziza, djali i vogël i familjes Ziza nga Peshkopia. Në vitin 2007, u akuzua për përdhunim dhe vrasjen e të miturit Bekim Çenga, 10 vjeç po nga Peshkopia. Shpëtim në ato kohë ishte 19 vjeç dhe që prej 5 vitesh jeton në burg. Ziza njihet si një person , i cil ka probleme mendore. Ai në fillim e ka pranuar krimin, por më pas e ka mohuar atë.
Vetë i dënuari Ziza në seancën e fundit u shpreh se nuk ishte ai vrasësi i djalit por një person tjetër, ky pretendim nuk u mor parasysh nga gjykata duke pranuar kërkesën e Prokurorisë për pranimin e vendimit të Shkallës së Parë, ku i pandehuri është dënuar me "burg të përjetshëm".
Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Ziza kishte mashtruar 10- vjeçarin Çanga duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur më datë 23 tetor 2007 dhe që nga ajo ditë fëmija nuk ishte kthyer në shtëpi. I mituri është gjetur pas pesë ditësh nga familja me shenja dhune dhe mjekët kanë konkluduar pas autopsisë dhunimin e tij.
Pas marrjes në pyetje të Zizës, ai pranoi krimin dhe ka shpjeguar me detaje mënyrën e dhunimit të fëmijës, duke treguar edhe vendin ku e kishte fshehur trupin e 10- vjeçarit."Pas gjetjes së trupit janë evidentuar shenjat e dhunës në qafë dhe një lak prej fijesh ngjyrë bezhë, pak metër larg vendit ku u gjet fëmija, të cilat janë përdorur nga i pandehuri për mbytjen e fëmijës",-thuhet në vendim.
Kjo ka bërë që familja e tije, të ngujohet, pasi të afërmi e 10 vjeçari, i kanë kërcënuar me vrasje. Ndërsa nëna e Shpëtim, nuk e pranon që ai është vrasë i fëmijë. Ajo thotë se djalin tim e kanë përdoruar. “A ata që e kanë vrarë e kanë bërë Shpëtim shok, vete ato ditë e fund” thotë Melita Ziza
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com