Esmail Baghaei thotë se nuk pritej kurrë që SHBA-ja dhe Irani të arrinin menjëherë në një marrëveshje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shton se bisedimet u zhvilluan në “një atmosferë të mbushur me mosbesim, dyshim dhe pasiguri”, pas më shumë se 40 ditësh “lufte të imponuar” dhe jo shumë kohë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi.

“Nuk duhej të kishim pritur që në fillim se mund të arrinim një marrëveshje në një seancë të vetme. Nuk mendoj se dikush kishte pritshmëri të tilla”, u shpreh ai duke shtuar se megjithatë, “diplomacia nuk mbaron kurrë.”

Në një postim në X, kryeparlamentari iranian Mohammad Ghalibaf shprehet se delegacioni iranian “paraqiti iniciativa me vizion për të ardhmen, por pala kundërshtare në fund nuk arriti të fitojë besimin e delegacionit iranian në këtë raund negociatash”.

Ghalibaf vazhdon: “Nuk do të ndalojmë për asnjë moment përpjekjet tona për të konsoliduar arritjet e 40 ditëve të mbrojtjes kombëtare të Iranit.” Ai shton se bisedimet ishin “intensive” dhe falënderon Pakistanin për lehtësimin e tyre.


Lajmi kryesor:

Trump ‘shpërthen’ pas negociatave të dështuara me Iranin: Bllokojmë urgjentisht Ngushticën e Hormuzit, Teherani s’mund të përfitojë taksa të paligjshme! Putin ofron ndërmjetësim