Një i ri i shpallur në kërkim pasi ka tentuar të vrasë një person për motive gjakmarrje, është arrestuar sot nga policia e Shkodrës.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Lazër Qukaj, që rezulton banues në Kasnec të Shkodrës.

Më 19 prill, ai është dënuar me 21 vite burg nga gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për veprat penale: "Vrasje për gjakmarrje, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative” dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Arrestimi i të riut u bë si rezultat i operacionit të kryer nga Sektori për Krimet e Rënda Shkodër në bashkëpunim me forcat e Repartit FNSH Shkodër, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një operacion të koduar "Kasnec".

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)