SHKODER - Arrest me burg pa afat është masa që Gjykata e rrethit Shkodër ka dhënë për Lazer Lisin, i cili akuzohet për vrasjen e 20 vjeçarit, Gjin Guri, dhe plagosjen rëndë të vëllait të tij, Xhevahirit, ngjarje kjo e ndodhur para katër ditësh në fshatin Bardhaj të këtij rrethi.

Duke u nisur nga provat e paraqitura nga organi i akuzës, si arma e krimit dhe dëshmia e vëllait të viktimës të plagosur në vendngjarje, i cili e ka identifikuar Lazer Lisin si autorin e krimit, Gjykata e ka quajtur arrestimin të ligjshëm, duke i caktuar atij edhe masën e sigurisë.

Lisi e ka mohuar përpara prokurorëve autorësinë e krimit, ndërsa në sallën e gjyqit nuk ka pranuar të flasë. 21 vjeçari akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të Gjin Gurit dhe plagosjen e vëllait të tij Xhevahirit.

Nga policia motivet e vrasjes lidhen me gjakmarrjen, pasi në vitin 2008, xhaxhai i dy vëllezërve Guri vrau me thikë vëllain e Lazer Lisit, Nard Gurin.
(eb/Gre.M/Shqiptarja.com)